Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Udha e (pa) shkruar e opozitës në Bulevard! Kush fiton, apo humb?

Udha e (pa) shkruar e opozitës në Bulevard! Kush fiton, apo humb?

Skenari i opozitës i planifikuar për vjeshtën e këtij viti po merr udhë. Ish-kryeministri Berisha do të zbarkojë në 12 nëntor në Bulevardin e madh të Tiranës për të treguar forcën e tij, forcën e opozitës në tërësi e mbi të gjitha për të pasur një test të parë deri në 14 majin e përballjes elektorale për zgjedhjet lokale.

Me artikulimin e përhershëm të revoltave me qëllim rrëzimin e regjimit të Ramës, Berisha ka zgjedhur të jetë racional, për të dhënë atë që mund të quhet “grusht i fortë", të paktën deri në pranverë.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Aleati i tij i ri, Ilir Meta është bashkuar në frontin opozitar, pavarësisht skepticizmit të demokratëve. Degët lokale u janë drejtuar ndërkohë primareve, por skema u prish disi. Shtrëngimi i duarve mes dy liderëve për të zyrtarizuar marrëveshjen PD-PL, ka dhënë shenja pakënaqësie.

Shumë e shohin Partinë e Ilir Metës dhe vetë këtë të fundit si “drurin e shtrembër”, nisur nga qëndrimet politike të dikurshme, apo kapërcimet e papritura, ndërsa nuk mungojnë edhe ata që bashkimin e të gjithë opozitës e vendosin në një tjetër optikë. Në atë të shumicës mbi Ramën, që po qeveris me shumë probleme, të shkruara e "zeza mbi të bardhë" në raportet e ndërkombëtarëve.

Por ka një gjë që nuk duhet lënë pa vëmendjen që duhet të marrë politika në kohë krizash e zgjedhjesh. Nevoja për një lidership opozitar që ka në krah të djathtë Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrit shanset e Metës dhe aspak të Berishës. Kjo për shkak të vendimit të Ëashingtonit për shpalljen "Non grata" të Sali Berishës.

Mbajtja e distancës së Berishës nga Meta të paktën publikisht lidhet me këtë arsye, por nga ana tjetër duke qenë një "lojtar brilant" në terrenin politik shqiptar, ish-kryeministri e gjen momentin të godasë. Dhe kur?! Pikërisht kur vendos edhe datën e protestës kombëtare. Sesi është pritur marrëveshja me Metën në bazën e demokratëve do shihet në protestën e parë kombëtare, ku do dallohet qartësisht se sa e bashkuar, apo e përçarë është opozita e vendit, tek e cila janë drejtuar sytë e shqiptarëve për shpresë.

Por ajo e 12 nëntorit nuk është provë vetëm për Berishën e Metën. Është mbi të gjitha dhe për Ramën. Sepse ai bulevard do tregojë se sa rrezikon shefi i Qeverisë. Do jetë edhe për të një provë e madhe, nga e cila duhet të dalin strategji të reja, që në pranverën e vitit të ardhshëm do shihen, nëse kanë funksionuar si duhet.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore