
Cila është koha që fiton nga Tirana në Durrës nëse nuk e nget makinën me 90 km/orë, por me 150 km/orë? Jo më shumë se 10 minuta.
Në kërkim të kësaj kohe që nuk i duhet kërkujt me përjashtim të dreqit, rrezikon jetën tënde dhe të tjerëve. Sa herë ju ka ndodhur që duke ecur me 90km/orë në këtë segment ndjeni nga pas drita që lëshohen si rrufe nga gangot që nxitojnë sepse 1 apo 2 km më tej duhet të dalin nga rruga dhe të pijnë një kafe?! Ka policia ndonjë listë të këtyre gangove?
Kur ndodhin ngjarjet e rënda si aksidenti sotëm, kujtohemi se ka diçka të madhe që nuk shkon. Lista e fajtorëve nuk është e shkurtër; fajësohet adoleshenti, prindi, polici, kurset e shoferëve, gjendja e rrugës, sinjalistika, alkooli, hashashi,...
Harrojmë shpesh të pyesim: çfarë ka ndodhur me rastet e drejtuesve të mjetit që kanë bërë aksident me shpejtësi mbi 150 km/orë? Ku janë ata sot? Pyetja është retorike- ata sërish janë në timon!
Ndaj të mbledhim forcat dhe të bëhemi gati për vajtimin e radhës!









Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Jepet lajmi i mirë! Pagat e rritura të administratës, shtesat që nga 1 p...
Historia e plotë >
“Çfarë bën ashtu…?”/Rrëfimet e adoleshentëve për çastet tragjike të vras...
Historia e plotë >
Fondet e premtuara për energjinë, BE i kalon Shqipërisë 72 mln euro

Moti "ndryshon" stinë/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë periudhës së verës

Historiku/ 1 Qershori, dita kur fëmijët gëzojnë në të gjithë botën
Aktualitet




