Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Vdekjet nga Covid dhe aksidentet, moshat më të rrezikuara (tabelat me shifrat krahasuese)

Vdekjet nga Covid dhe aksidentet, moshat më të rrezikuara (tabelat me

"Faktet janë kokëforta; cilado qofshin dëshirat tona, preferencat tona, apo diktatet e pasiomeve tona, ato nuk mund të ndryshojnë dot faktet dhe evidencën." Cit. John Adams

Në meta-analizën e tyre (maja e nivelit te evidences në shëndetesi), autorët e Universitetit të Pensilvanisë (SHBA) raportojnë vdekshmërinë nga COVID-19 (IFR - infection fatality rate) ne National Bureau of Economic Research.

Siç e dimë ka një gradient shumë të forte, me vdekshmëri shumë më të larte të moshat më të mëdha dhe me vdekshmëri pothuajse zero ose minimale në moshat e reja.

 Për ta ilustruar, autorët e kanë krahasuar vdekshmërinë nga COVID-19 me vdekshmërinë nga aksidentet automobilistike dhe nga aksidentet në përgjithësi.

Çfarë gjejnë në krahasim me aksidentet?

Mosha 0-34 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 është 3 herë më e ulet se sa vdekshmëria nga aksidentet

Mosha 35-44 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 është njësoj me vdekshmerinë nga aksidentet.

Mosha 45-54 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 është 5 herë më e lartë se vdekshmeria nga aksidentet.

Mosha 55-64 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 është 17 herë më e larte se vdekshmëria nga aksidentet.

Mosha 65-74 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 është 60 herë më e lartë se vdekshmëria nga aksidentet.

Mosha 75-84 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 është 99 herë më e lartë se vdekshmëria nga aksidentet.

Mosha 85+ vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 është 105 herë më e lartë se vdekshmëria nga aksidentet.

Pra, kujdes! Nëse je 45 vjeç me shumë gjasë asgjë s'do të të ndodhe, dhe ky është lajm i mirë për të rinjtë tane, POR:

 Gjithsesi ruhu njësoj siç merr masat e sigurisë ndaj aksidenteve.

2. Sidomos mbro moshat më të mëdha, se aksidentet nuk transmetohen kurse Sars-Cov-2 po!

Distance fizike/Higjiene e rregullt/ Maske ne mungese distance

Vdekjet nga Covid dhe aksidentet, moshat më të rrezikuara (tabelat me

Vdekjet nga Covid dhe aksidentet, moshat më të rrezikuara (tabelat me

Vdekjet nga Covid dhe aksidentet, moshat më të rrezikuara (tabelat me

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore