Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Studimi/ Të infektuarit simptomatik nga SARS-CoV-2 nuk kanë gjasa të përfitojnë nga vaksinimi kundër COVID

Studimi/ Të infektuarit simptomatik nga SARS-CoV-2 nuk kanë gjasa

“Forcat natyrore brenda nesh janë shëruesit e vërtetë të sëmundjes.” Cit.: Hipokrati. Të vërtetat herët a vonë dalin gjithmonë në shesh miqtë e mi! Na duhet vetëm të jemi të durueshëm e të presim kohën e duhur! Kështu ndodh edhe për diskutimin nëse nevojitet apo jo vaksinimi i personave që tashmë e kanë kaluar në mënyrë natyrore infeksionin e COVID-19.

Një studim shumë i detajuar dhe me metodologji robuste u krye nga Departamenti i Sëmundjeve Infektive të Qendrës Spitalore të Cleveland, Ohio - SHBA, e cila është një qendër madhore spitalore me mbi 52.000 të punësuar.

Hulumtuesit studiuan në detaj:
TË GJITHË PERSONELIN SPITALOR (52.238 persona), nga të cilët

2.579 persona e kishin kaluar infeksionin në mënyrë natyrore, dhe

49.659 persona nuk ishin infektuar.

Vaksinimet u kryen mbi:
1.359 (53%) e personave që e kishin kaluar sëmundjen, dhe
22.777 (41%) e personave që nuk ishin infektuar.

Gjetjet kryesore:
Nuk u infektua asnjë person i infektuar më parë, qoftë i vaksinuar apo i pavaksinuar.
U infektuan 2.139 persona të painfektuar më parë dhe të pavaksinuar (99.3%).
U infektuan 15 persona të painfektuar më parë dhe të vaksinuar (0.7%).

Efektiviteti i vaksinimit:
Ndër të infektuarit më parë, vaksinimi nuk luajti asnjë rol.
Ndër të painfektuarit më parë, vaksinimi pati një efektivitet 96.9%.

Autorët diskutojnë se:

Është e arsyeshme të pritet që imuniteti i fituar nga infektimi natyror ofron mbrojtje efektive kundër infektimeve të ardhshme me SARS-CoV-2.

Në vetvete, pasiguria mbi kohëzgjatjen e imunitetit mbrojtës të ofruar nga infektimi natyror nuk është argument i vlefshëm për vaksinimin e personave të infektuar më parë.
Ky studim ofron evidencë të drejtpërdrejtë se vaksinimi me vaksinat më të mira në treg

VAKSINIMI ME VAKSINAT MË TË MIRA TREG NUK OFRON MBROJTJE SHTESË PËR PERSONAT E INFEKTUAR MË PARË.

Përfundimi i autorëve:
Individët që kanë pësuar infektim simptomatik nga SARS-CoV-2 të konfirmuar nga një laborator i besueshëm nuk kanë gjasa të përfitojnë nga vaksinimi kundër COVID-19, dhe vaksinat mund të prioritizohen në mënyrë të sigurt për t’u përdorur nga kush nuk është infektuar më parë.
Konkluzione Individët që kanë pasur infeksion SARS-CoV-2 nuk ka gjasa të përfitojnë nga vaksinimi COVID-19 dhe vaksinat mund t'u jepen përparësi të sigurt atyre që nuk janë infektuar më parë.

Përmbledhje Incidenca kumulative e COVID-19 u ekzaminua midis 52238 punonjësve në një sistem të kujdesit shëndetësor amerikan. COVID-19 nuk ndodhi tek askush gjatë pesë muajve të studimit midis 2579 individëve të infektuar më parë me COVID-19, duke përfshirë 1359 që nuk morën vaksinën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore