Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Sqarim juridik: Kush shpallet kryeministër nëse PS-PD dalin barazim?

Sqarim juridik: Kush shpallet kryeministër nëse PS-PD dalin barazim?

Rezultati i zgjedhjeve të 25 Prill pritet të jetë shumë i ngushtë. Pa ju referuar sondazheve pasi mbi to ka shumë skepticizëm, duhet thënë se variantet teorike janë këto: 1- PS parti e parë mbi 50%; 2- PD parti e parë mbi 50%; 3- PS parti e parë nën 50%; 4- PD parti e parë nën 50%; 5- PS - PD+LSI barazim 50%-50%

Të gjitha variantet kanë analiza juridike por më së shumti debati dhe lufta politike do plas keq nëse ndodh opsioni 3 dhe 5. Presidenti Republikës do hezitoj të emëroj kryeministrin e ri Rama sepse do të pretendojë që nuk ka shumicën.

Në këto kushte referenca është Kushtetuta:

Neni 96/1

“Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend”

Por a konsiderohet LSI-PD koalicion? Jo aspak, sepse ato nuk janë regjistruar si koalicion në KQZ. Në këto kushte Presidenti Republikës mund të shpall Lulzim Bashën si kryeministër vetëm nëse PD del forcë e parë politoke, përpara PS. Nuk ka rëndësi sa % votave ka mbi apo nën 50%,

Për ata që nuk e kuptojnë po ju referoj Kosovën: Albin Kurti u dekretua kryeministër vetëm me 28% votave në vitin 2020. Nëse kryeministri i partisë parë nuk e krijon dot qeverinë dhe rrëzohet me vota në parlamnet, atëhere presidenti Meta i jep te drejtën partisë së dytë për ta propozuar kryeministrin.

Kushtetuta e sqaron sërish:
Neni 96/2 . Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve.

Si përfundim, unë parashikoj luftë juridike dhe politike pas 25 Prill. Nëse Rama nuk kalon 71 deputet por del parti e parë nën 50%, do ketë 4 muaj negociata për të gjetur vota dhe aleatë nga krahu tjetër.
Një opsion janë Patozi, Topalli, Shabani, Murrizi apo Tom Doshi. (nëse këta fitojnë mandat)
Varianti fundit është të kërkoj siç i quan ai: Tymin e doganave, Qirje Dulen, Gonin e pulave, Dashin e faqores së rakisë.

Për këto arsye etiketimet elektorale mos i merrni i seriozisht sepse janë më shumë reklama se goditje.
Mua s’më duket fare çudi që në prehrin e qeverisë në gushtin e kësaj vere të ulen këta që po shahen sot më shumë.

Mos u habisni, që në qeverinë Rama 3, të trokas fallxhorja dhe t’ju ofroj socialistëve si këmbim një kafe nga filxhani i saj me bisht. Duroni, se s’keni parë gjë akoma. 26 Prill deri në 1 shtator kur duhet votohet qeveria e re, do kemi disa muaj historik dhe komik për Shqipërinë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore