Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Shumë struktura e strategji, po hiç rend e siguri

Shumë struktura e strategji, po hiç rend e siguri

Anila Hoxha - Për të luftuar krimin në Shqipëri ekzistojnë - Task Force antiskifter, e megjithatë vjedhjet e banesave dhe sulmet në rrugë janë kthyer në një shqetësim të madh. Njësia për kapjen e personave në kërkim, e formatuar në 2019 dhe pjesë e rrjetit europian Enfast, e megjithatë të kërkuarit vënë gjoba nga arratia, vrasin e lajnë hesape dhe po krijojnë ekuilibra të reja në kriminalitet.

- Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e Konfiskuara, mirëpo asetet e kriminelëve diktojnë standartin e të jetuarit të cdokujt tjetër. Pasuritë e tyre mezi gjurmohen dhe pastrimi i parave po kalon ditë të mira.

- 41 biss , e megjithatë prej një viti aty mbahen vetëm shtatë persona, të rrezikshëm të tjerë, ose lirohen fare nga burgjet, ose telefonojnë dhe japin urdhra tek anëtarët e grupeve direkt nga qelia. Bëjnë pazare me ndërmjetës që duhet të ndikojnë tek gjyqtareëe prokurorë nën ankth vettingu.

- SPAK, e megjithatë ajo cfarë pritej është shumë larg asaj që duhet të ndodhë, të korruptuarit e mëdhenj as që duken në horizont. Për një sërë cështjesh, të posacmit e hetimit lajnë duart dhe me vrap shpallin moskompetencën në heshtje, duke i kaluar si cështje të lehta dhe duke i shpërndarë në prokurori të zakonshme.

- ILD, që duhet të hetojë njerëzit e drejtësisë e megjithatë ky institucion u kap pas fustanit të një gjyqtareje dhe s’ka asnjë të re për një prokuror në Pogradec që heton ende duke sjellë termat e diktaturës dhe ka harruar njerëz në burg, ose për prokurorë në Dibër që prokurori i përgjithshëm i akuzon se kanë zvarritur proceset hetimore.

- Këshilli i Lartë Prokurorisë dhe ai Gjyqësor që merirosen e pajtohen edhe për sherre se kujt i përket menca në ambjentin e përbashkët të Polit të Drejtësisë.

- Prokurori i Përgjithshëm, Ministri i Drejtësisë që hartojnë politika penale për luften ndaj kriminalitetit e megjithatë, njëri kërkon me tepër pushtet duke ëndërruar të fuqizohet sic ishte prokurori i përgjithshëm para reformës, e tjetri vetëm ndryshon Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.

- Forca e Ligjit , e megjithatë më tepër ekziston e kundërta, LIGJI I TË FORTIT

-RENEA , e megjithatë ky gjerdan i artë i policisë përdoret për të kërkuar armët mbas krimit sikur të jetë duke mbledhur kanace

.... dhe shumë të tjera dhe prapë dhe serisht dhe frikshëm gjahu i krimit nuk ndalet.

Policia së bashku me prokurorinë, vazhdojnë të hetojne me metoda të vjeteruara, duke përgjuar e ndjekur përherë familjarët e viktimave që ekzekutohen nga krimi i organizuar me shpresën se nëpërmjet tyre do mesojnë fshehtas identitetin e vrasësve. Nevojitet lidership dhe vizion që të kërkojë një polici të orientuar nga inteligjenca dhe informacioni. Vetëm muaj e fundit shtatë të vrarë për trafik droge, pazare kokaine, pazare hashashi.. dukshëm dhe hapur lënë të kuptohet se krimi i organizuar jo vetëm që nuk stepet, por ka dalë në dritë të diellit agresiv duke rrezikuar qytetarët e rastësishëm në ambjentet publike.

Asnjë autor vec fjalëve dhe hipotezave apo pistave, derisa disa prej tyre konfirmohen si të tilla mbasi pala tjetër e eleminon. Politika vjen dhe ikën, meson e cmëson pushtetin, por policisë vijohet ti kërkohet llogari për ndërtimet pa leje dhe duke e trajtuar si multifunksionale për cështje nga prerja e pyjeve deri tek peshkimi apo zhdukja e pelikanit kacurrel, megjithëse ekzistojnë insitucione përgjegjëse të tilla si IKMT, Polici pyjore dhe Drejtoria e Shërbimit të Peshkimit.

Ky presion që miratohet në heshtje nga liderët e saj ,e ka distancuar ndjeshëm nga misioni kryesor, parandalimi dhe ofrimi i sigurisë në komunitet për të reduktuar kriminalitetin dhe për të garantuar lirinë nga frika dhe lirinë nga nevoja dhe për të mbrojtur jetën, shëndetin, pronën private dhe atë publike.

Strategjia ndërsektoriale E SIGURISE NE KOMUNITET për 2021- 2026, pra për gjashtë vitet e ardhshme premton vizionin e një komuniteti të sigurtë, e megjithatë sistemi i referimit të kriminalitetit dhe ndërtimi i një sistemi efektiv ka ngecur. Viktimat e dhunës në familje , përdoruesit e drogës apo të cdo kategori vulnerabel sduket të jetë përfshirë në mekanizmin e duhur parandalues. Ligjet për dhunën në familje janë kthyer në një copë mbi të cilën vecse arnohet dhe serisht nuk është fituar as me ndërgjegjësim dhe as me represion që krimet makrabre të reduktohen. Grate e dhunuara jetojnë nën një cati me dhunuesit , dhe zinxhiri i kesaj dhune vijon të vlerësohet si një punë vetem e policise dhe e gjykatës. Të tjerët janë terma vetëm në letër.

Efektet financiare për planin e kësaj strategjie deklarohen si vijon "Kostoja e përgjithshme e përllogaritur për zbatimin e kësaj strategjie dhe Planit të Veprimit është 7,760,392,246 lek, ose 62, 083,138 euro. Kursi mesatar për referencë është përllogaritur me 125 lek për 1 euro.".

Kurse , strategjia kunder krimit te organizuar 2021- 2025 llogarit keto shpenzime korrente: "Kostoja e përgjithshme e përllogaritur për zbatimin e kësaj Strategjie dhe e planit të veprimit është 19,947,019,300 lekë ose 159,576,154 euro. Kursi mesatar për referencë është përllogaritur me 125 lekë për 1 euro"

Aty premtohen struktura te tjera dhe akoma më te bukura ne dukje, e mbase dhe ne permbajtje , si ngritja e Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm; ngritja dhe funksionimi i Observatorit Kombëtar të Drogave;... e te tjera.!

Derisa ky vullnet të zbërthehet ne veprim, duhen hedhur ca hapa akoma me te vegjel, por të rëndësishëm , si rritja e vullnetit per te luftuar krimin , per te motivuar policet jo vetem me pagim dietash te prapambetura ne prag protestash si dhe për të mbështetur kedo ligjdashes qe nuk eshte e vështirë ta njohësh.

Është ai ose ajo , polici dhe policja qe e kanë harruar nëpër komisariate, ai oficeri i grupit operacional që fle rrugëve në ndjekje të kriminelit dhe në fund i kërkohet llogari për karburantin, është ai polici që ka mbajtur mbi shpinë qindra eksperimente ministrash, shefash e drejtorësh që llogarisin sa gjethe rrezon vjeshta në Gjirokaster duke e cuar këtë qytet në vend të parë për kriminalitet në shkallë vendi. Është ajo prokurorja që thone se ishte një kohë kur edhe kriminelët luteshin “O Zot bëj të mos më hetojë ajo".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore