Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Tabela/ Shifrat e Covid-19, a ngjan Shqipëria me Izraelin?

Tabela/ Shifrat e Covid-19, a ngjan Shqipëria me Izraelin?

Dje, miku im, Dr. Ilir Pecnikaj më dërgoi dy grafikë interesantë që krahasonin ecurinë e COVID-19 në Shqipëri dhe Izrael. Sigurisht, i nxitur nga biseda ime e pardjeshme në Provokacija ku e përmenda tre herë Izraelin:

1. Si vendin ku kam kryer studimet.

2. Si vendin me një nga sistemet shëndetësore më efiçientë dhe më cilësorë në botë, të cilin do ta merrja si model edhe për të reformuar sistemin shëndetësor shqiptar.

3. Si një nga vendet që ka marrë masa nga më efektivet për kontrollin e epidemisë së COVID-19.

Dhe çuditërisht kurbat e epidemisë së COVID-19 ngjajnë! A ka bërë diçka më mirë se ne Izraeli?

Së pari, Izraeli ka një nga rast fatalitetet më të ulët në botë, vetëm 0.75%. Në Shqipëri rast fataliteti është 2.89%, ndërsa mesatarja botërore sot qëndron në 4.01%.

Së dyti, Izraeli ishte në ndër vendet e para që nisi zbatimin e masave inteligjente, duke mos e trajtuar gjithë popullatën sipas parimit “një masë u shkon të gjithëve”. Ministri i Mbrojtjes Naftali Bennett, sqaroi një një video virale se si përgjigja izraelite do të fokusohej tek mbrojtja e grupeve vulnerabël - të moshuarve dhe personave të prekur nga sëmundje kronike.

Së treti, Izraeli aplikoi ndër metodat më inovative të gjurmimit bazuar në përafrimet big data dhe të inteligjencës artificiale. Kjo nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen e aktivistëve të të drejtave të njeriut të cilët madje edhe protestuan duke ndihmuar në krijimin e një balance të shëndetshme midis të mirës publike dhe të drejtave të njeriut.

Së fundi, Izraeli u bë qendra e shumë inovacioneve ku do të veçoja tre prej tyre. Shumë ekipe janë duke punuar për prodhimin e një vaksine, disa në stade të avancuara. Një prej vaksinave ka gjasa të jetë vaksina e parë në botë që do të hidhet në qarkullim. Ndërkohë, një tjetër ekip ka prodhuar një spray i cili është në gjendje të mbrojë mukozën e fytit dhe hundës nga infeksioni. Për më tepër, një tjetër ekip është shumë pranë atij që do të ishte mjekimi i parë specifik kundër COVID-19 i bazuar në antitrupat monoklonalë.

Tabela/ Shifrat e Covid-19, a ngjan Shqipëria me Izraelin?

AJO QË ËSHTË MË E RËNDËSISHMJA, RAST FATALITETI NGA COVID-19 NË IZRAEL (0.75%) I AFROHET SHUMË VDEKSHMËRISË SË PRANUAR NGA COVID-19 (RRETH 0.5%).

KY ËSHTË ARGUMENT I FORTË SE TË TRE ELEMENTËT E TRINOMIT TESTO-GJURMO-TRAJTO FUNKSIONOJNË NË POTHUAJSE PERFEKSION.

TESTIMI DHE GJURMIMI HUMBIN SHUMË PAK RASTE PERSONASH TË INFEKTUAR, KURSE TRAJTIMI ARRIN TË KUROJË ME EFIÇIENCË PACIENTËT QË MANIFESTOJNË KOMPLIKACIONE TË SËMUNDJES.

MË TEPËR SE NGJASHMËRINË ME “RRËMUJËN” SHQIPTARE, PËRGJIGJA IZRAELITE NDAJ COVID-19 OFRON STANDARDIN BOTËROR PËR T’U NDJEKUR.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore