
Tek e fundit kjo ishte detyra që i kishin ngarkuar të cilën e bënte aq mirë e, sipas saj po e kryente me sukses. Të përdorte “vulën” për fjalët e transformuara sipas oreksit.
Dhe kur oreksi shtohet, mund të hash sapunin për djathë e zorrët bluajnë çfarë t’u hedhësh brenda.
Të bënte intriga nga të gjitha llojet- edhe nga ato ku njeriu bëhet i pashpirt. Dhe degradon në rrjetet sociale me profile fallco e ngre të vdekurit nga varri, që të shkatërrojnë. Po po, sepse dhe intrigat kanë shkallë e përmasa, ashtu sikurse kanë shkallë e përmasa vetitë tek njeriu. Sipas saj kjo ishte mënyra më e mirë, thjesht sepse hapësira boshe e ditëve të saj duhej mbushur. Duhej mbushur medoemos. Arsye e kotë do të thotë dikush. Pa lidhje do të thotë dikush tjetër. Ose lidhja e boshit me arsyen e kotë është cingërrima e vogël. Jo, jo aspak cingërrimë për të mbrojtur folenë, një fole ku era e tundimit për të ndërruar puplat e veta qelbte gjithandej .
Midis tufës së llojit të vet, ajo quhej “Laraska pa bisht”.
Laraska pa bisht, u çorr aq shumë duke thirrur të paqena e të pabëra, sa mendoi njëherësh, se botës do ti shuante “Dritën”- rreze pas të cilës lëpihej vite tani. Por më kot- se duronte dot ëmbëlsinë e saj se vesi i lig pat mbirë si grami - fushës ku lulet kundërmonin aromat e tyre.
Mendimi i gabuar në rrugë të gabuar.
Thartonte turinjtë sa herë shija e luleve të bukura mbushte fushat anekënd, çakërrente kokërrdhokët sa herë lulet çelnin më shumë prej dritës mbi tokë- tokës rrënjët e të cilës i kishin në shpirt.
Lulet dhe laraskat!
Kështu nisi historia e tyre, një histori nga ato që krijohet për të mbetur diku. Ose e thënë ndryshe zhurma të kota. Dhe vetëm histori nuk mund të quhen. Trille të tilla nëpër botë ka plot. Mos prisni të dëgjoni për heronj e trima, fushëbeteja e fitore. Sot kuptimi i fjalës ka ndryshuar. Posi jo ka ndryshuar. Luftërat bëhen me fjalë të spërdredhura aq mirë sa, zor se del prej tyre . Të vërtetat s’i do më askush.
Ose për të thënë që edhe ata që i duan tërheqin bishtin mënjanë se zor të prishin rehatinë e zombit të tyre. Kaq shume u ka hyrë tmerri në bark sa vetja ju duket shpeshherë të pa zotë përpara asgjësë së krijuar. Udhëheqësit janë të ndërgjegjshëm për ushtritë e tyre të mbushura me Don Kishotë . E përsëri vazhdojnë të luftojnë me mullinjtë e erës. Po sa rëndësi ka kjo?!. Ata vazhdojnë të luftojnë. Përpjekjet sipas tyre, lajmi i fryrë me shifra të rreme për ushtritë e tyre ka shumë rëndësi, aq sa tani më gënjeshtrat që u thonë të tjerëve kanë filluar ti besojnë edhe vetë. Një pakt i mire ky me veten. Për t’u ndjerë dikush i asgjëje. E në mos qoftë pakt diçka ndryshe mund të quhet, por prapë pa rëndësi. Rëndësi ka lufta e madhe për “Tokën e Luleve”
Mu kujtua shkrimtari i madh që shkroi romanin për këtë gjeneral. Por sot në historitë tona të përditshme “gjeneralët” udhëheqin të gjallë, të fryrë e të krekosur gjer në dhëmbë, me lavde e bëma për fitore e arritje të suksesshme në emër të “Tokës së Luleve”.
Fundi i kësaj historie?
Është fillimi që nis gjithmonë nga laraska pa bisht që vërtitet ajrit bosh nga zilia për të pasur rrënjë mbi “Tokën e Luleve” si Lulet e saj. Laraska ajrit e Lulet në tokë.
Çdo gjë që ka rrënjë, ushqehet e rritet!

"Plehrat" dhe zgjedhjet
Historia e plotë >
A duhen njoftuar vdekjet në Facebook?
Historia e plotë >
“Zona gri” janë më të vendosurit
Historia e plotë >
E mbani mend këtë masakër mjedisore?!
Historia e plotë >
Kufiri i ndarjes së thellë mes Shqipërisë dhe Kosovës
Historia e plotë >
Një leksion falas që na dha kardiologu i pasur
Historia e plotë >
ANALIZA: Sovraniteti dhe të drejtat sovrane në hapësirat detare
Historia e plotë >
“Për’puthen” shijet e shqiptarëve për spektakle televizive
Historia e plotë >
BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
19 persona humbin jetë nga COVID, regjistrohet tjetër shifër e lartë infeksionesh të reja

Jeni të infektuar por testi del negativ? Çfarë duhet të dini

E shtuna ‘premton’ mot me diell, por të dielën pritet...
Biznes

Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >

