Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Rinia Shqiptare dhe BE-ja

Rinia Shqiptare dhe BE-ja

Shqipëria nuk e ka përkufizuar ende vullnetarizmin si koncept.
Rekomandohet strategjia. Në botën e zhvilluar ekziston, që në shekullin e 19-të.

Ky është një nga rezultatet e dokumentit-rekomandim zhvilluar nga Qendra për Komunikim e Praktikave të Përgjegjshme, bazuar në perceptimet e të rinjve, njohurive, pritshmërive rreth integrimit të Shqipërisë në BE.

Sipas Censusit të vitit 2011, nga 2,8 milionë banorë, Shqipëria numëron 705,000 të rinj të moshës 15-29 vjeç, të cilët përbëjnë 25,2% të popullsisë.

Të rinjtë shihen të kenë një rol kyç në të ardhmen e Shqipërisë, në Bashkimin Europian.
Por kjo pritshmëri është dobësuar, për shkak të margjinalizimit të të rinjve, si pasojë e mundësive të pakta për trajnim dhe edukim, si dhe pjesëmarrje në vendimmarrje.

Rekomandimi i QKPP-së (Policy Paper) i drejtohet Qeverisë Shqiptare dhe donatorëve.

Ai është pjesë e aktiviteteve të projektit “Shqipëria për BE-në” (EU4AL), dhe qëllimi i dokumentit është që të kthehet në një zë për të rinjtë.

VULLNETARIZMI

Vullnetarizmi është koncepti kyç në këtë Policy Paper. Shqipëria nuk e ka përkufizuar ende vullnetarizmin si koncept dhe si rrjedhojë nuk ka ende një strategji, aktivitete mbështetëse dhe fonde, që kanë për qëllim, të rrënjosin tek të rinjtë, këtë iniciativë.

Dokumenti sugjeron, që Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me donatorët dhe organizatat ndërkombëtare, të aprovojë programe, që promovojnë vullnetarizmin tek të rinjtë.
Në këtë Policy Paper, Qendra për Komunikim e Praktikave të Përgjegjshme propozon dy iniciativa: Iniciativa Kombëtare e Vullnetarizmit, që synon grupmoshën 15-29 vjeç, si dhe Fushata Kombëtare e Veprimeve Sociale të të Rinjve, që targeton grupmoshën 13-18 vjeç.

Përgjegjësia për të implementuar iniciativat e mësipërme do të jetë e organizatave jofitimprurëse, që do të aplikojnë për grante tek qeveria dhe donatorët, të cilat duhet të përmbushin kushtet, për të punuar me të rinjtë, si mbikqyrja, shëndeti dhe siguria e tyre.

Iniciativa Kombëtare e Vullnetarizmit përfshin argëtim dhe sport, ku të rinjtë do marrin pjesë në aktivitete argëtuese dhe sportive; fusha ku të rinjtë do të zhvillojnë aftësi të reja dhe të mësojnë rreth nevojave të komunitetit në zonën e tyre, duke marrë pjesë në kampe verore; si dhe aksione sociale, ku të rinjtë do të angazhohen në aktivitete vullnetare (30 orë) për të dhënë një kontribut në jetën e komunitetit lokal.

Këto orë vullnetarizmi dhe këto aktivitete joformale do të njihen më pas, si eksperiencë dhe kredite nga punëdhënësit dhe universitetet, ku të rinjtë do të aplikojnë.

Iniciativa e dytë, Fushata Kombëtare e Veprimeve Sociale të të Rinjve, synon grupmoshën 13-18 vjeç, me qëllimin që t’i bëjë veprimet sociale, pjesë të jetës së tyre, duke i ndihmuar të rinjtë, të kalojnë me sukses periudhën tranzitore drejt pjekurisë.

Rinia Shqiptare dhe BE-ja

EDUKIMI

Në Shqipëri ka një tendencë të pjesëmarrjes së të rinjve të moshës 15-18 vjeç në trajnime dhe aktivitete të tjera joformale, megjithatë mungojnë statistikat për angazhimin e të rinjve në trajnime dhe fitim aftësish duke punuar.

Nga ana tjetër ekzistojnë shumë programe ndërkombëtare, si “Ersamus +” apo “Cross Border” të shkëmbimit të programeve, që rrisin lëvizjen e të rinjve dhe fitimin e eksperiencës në një vend tjetër, por mungojnë statistikat për të rinjtë shqiptarë, që kanë fituar një eksperiencë studimi jashtë vendit.
Gjithashtu mungon një strategji në rang kombëtar, në lidhje me lëvizjen e të rinjve jashtë vendit, që do të synojë të rrisë numrin e të rinjve shqiptarë, që do të marrin pjesë në programe shkëmbimore me shkolla, universitete, si dhe do të zgjerojë pjesëmarrjen e tyre, në programe afatshkurtra të edukimit joformal dhe punësimit.

Gjithashtu, Qendra për Komunikim e Praktikave të Përgjegjshme i rekomandon qeverisë të rrisë moshën e detyrueshme të të rinjve, për t’u arsimuar nëpërmjet formave alternative të edukimit. Në Shqipëri arsimi i detyrueshëm është deri në moshën 15 vjeç.
Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Institutin e Statistikave rekomandohet të mbledhë dhe të publikojë të dhënat.

Bazuar në eksperiencën e vendeve të tjera, qeveria duhet të alokojë bursa për shtresën sociale dhe vulnerabël, që të mbështesë edukimin e detyrueshëm të të rinjve, përtej moshës 15 vjeç.

Rinia Shqiptare dhe BE-ja

 

Rinia Shqiptare dhe BE-ja

Rinia Shqiptare dhe BE-ja

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore