Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Rastet me trombozë, pse nuk duhet të kemi frikë nga vaksina AstraZeneca

Rastet me trombozë, pse nuk duhet të kemi frikë nga vaksina

Vaksina e Oxford-Astra Zeneca vjen ne Shqiperi dhe nderkohe ka shume paqartesi dhe frike per kete vaksine pas nderprerjes se perkohshme te perdorimit te kesaj vaksine ne shtete si Danimarke, Islande, Norvegji apo Tailande.

Nderkohe edhe shtete te tjera si psh India po konsideron nderprerjen e procesit te vaksinimit me kete lloj vaksine pas raportimit te shume rasteve me tromboze, deri sa te qartesohet shkaku i trombozave te keta paciente.

Vaksina e Oxford-Astra Zeneca perbehet nga nje adenovirus i modifikuar dhe qe permban nje gjen per te prodhuar nje proteine te SARS-CoV 2, virusit qe shkakton semundjen COVID-19.

Ajo eshte aprovuar per perdorim ne Europe nga EMA (European Medicines Agency) ne 29 janar 2021 dhe nga OBSH ne 15 shkurt 2021 pas nje programi klinik global ku moren pjese 23000 vullnetare.

Disa fakte per tu patur parasysh :

1. Deri ne 10 mars te 2021 jane vaksinuar 5 milione persona dhe jane raportuar 30 raste me tromboze per te cilat nuk eshte vertetuar akoma nese ka qene vaksina apo diçka tjeter qe ka shkaktuar trombozen.

Pra 30 raste ne 5 milione i bie 0.0006% ose 1 ne 166666 persona ka rrezik per te bere tromboze nga kjo vaksine ne rreth nje muaj (qe eshte koha qe ka nisur vaksinimi me kete vaksine).

2. Normalisht 1 ne 1000 persona ne nje vit mund te bejne tromboze, ose 1 ne 12000 persona ne nje muaj. Edhe pse nuk eshte vertetuar akoma nese vaksina ka shkaktuar trombozen i bie qe ne keta 5 milione persona te vaksinuar prej me shume se nje muaji, duhet te pesonin tromboze ne nje muaj rreth 420 prej tyre.

Pra i bie qe kemi me pak raste te raportuara e ndoshta vaksina i ka mbrojtur edhe nga tromboza, por kjo eshte teme tjeter.

3. Per te kuptuar me shume qe rreziku eshte pothuajse inekzistent po ju jap disa shembuj te thjeshte:

a. Rreziku per te te zene rrufeja eshte 1 ne 3000 persona.
b. Rreziku per te humbur jeten nje motociklist eshte 1 ne 899 persona.
c. Rreziku per te humbur jeten nje ciklist eshte 1 ne 3825 persona.
d. Rreziku per te bere nje aksident me makine pas 1000 miljesh udhetim eshte 1 ne 366 persona.

Shpresoj qe keto fakte te thjeshta mund te mjaftojne per te kuptuar qe ky rrezik mediatik nuk duhet tju pengoje per te kryer vaksinen e Oxford-Astra Zeneca.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore