Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Pse koronavirusi po prek më shumë të rinjtë

Pse koronavirusi po prek më shumë të rinjtë

Nga Ilir Alimehmeti

“Frika është armiku i logjikës”
Cit.: Frank Sinatra

? E vërteta del gjithmonë në shesh miqtë e mi!

Është më e ngadaltë se imagjinata, por gjithmonë del në shesh herët a vonë!

?? Spanja u godit fort nga COVID-19 dhe ishte shteti i dytë ku shqiptarët i mbanin sytë, jo sepse ishte më mirë se Italia, por sepse për ne ishte më larg se Italia gjeografikisht dhe sociologjikisht.

Që në fillim njerëzit u tmerruan nga përqindjet e larta të vdekjeve, por harruan që shumica dërrmuese e infektimeve nuk zbuloheshin fare.

? Kujdes: për të sqaruar këtë duhet të kemi të qarta dy terma:
? CFR (case fatality rate) është përqindja e vdekshmërisë ndër rastet e zbuluara (e vërteta e pjesshme).
? IFR (infection fatality rate) është përqindja e vdekshmërisë e të gjitha infektimeve totale (e vërteta e plotë).

Shifra e vërtetë është IFR-ja, por që njëkohësisht është edhe më e vështirë të përftohet, do kohën e saj por del herët a vonë.

?? Studimi zyrtar kombëtar në Spanjë, i zhvilluar nga Instituti i Shëndetit Publik “Carlos III” në Madrid zbuloi dhe publikoi shifrat e vërteta të infektimeve dhe vdekjeve në Spanjë.

Në detaj IFR-të sipas gjinive dhe grupmoshave të ndryshme janë si më poshtë:

? IFR te meshkujt:
? 0–9 vjeç = 0.00%
? 10-19 vjeç = 0.00%
? 20-29 vjeç = 0.01%
? 30-39 vjeç = 0.03%
? 40-49 vjeç = 0.09%
? 50-59 vjeç = 0.38%
? 60-69 vjeç = 1.50%
? 70-79 vjeç = 4.95%
? ≥80 vjeç = 11.62%

? IFR te femrat:
? 0–9 vjeç = 0.00%
? 10-19 vjeç = 0.00%
? 20-29 vjeç = 0.01%
? 30-39 vjeç = 0.02%
? 40-49 vjeç = 0.05%
? 50-59 vjeç = 0.17%
? 60-69 vjeç = 0.53%
? 70-79 vjeç = 2.01%
? ≥80 vjeç = 4.62%

Siç e dimë, ka një ndryshim shumë të madh të IFR-së në lidhje me moshën.

? Duke qenë se IFR-ja e gripit sezonal është rreth 0.1%, mund të shohim fare qartë që moshat deri në <50 vjeç kanë IFR më të ulët se sa gripi sezonal.
? Për moshat ≥50 vjeç, risku hipën në mënyrë eksponenciale dhe e tejkalon shumë më shumë gripin sezonal.

--------------------------

? Element tjetër që vërehet në studim është infektimi më i lartë në moshat aktive (20-69 vjeç) në të dyja gjinitë.

??? Pra, mos u çudisni me "hije dyshimi" të tipit "TANI PO SËMUREN MOSHA MË TË REJA"! ???

Kjo është dinamikë normale e popullatës:
? Moshat aktive mbajnë peshën e familjes, punës dhe shoqërisë;
? Moshat e brishta (të moshuar dhe fëmijë) mbrohen nga moshat aktive

--------------------------

? Pra, pavarësisht nga mosha, ruajmë masat e distancimit dhe të higjienës që të ruajmë kryesisht moshat e vjetra!
? Fatmirësisht, mund të qetësohemi psikologjikisht për fëmijët dhe të rinjtë tanë!

? Këto shifra duhet të informojnë edhe politikë-bërësit dhe vendim-marrësit për individualizimin dhe përshkallëzimin e masave sipas kategorive të riskut dhe jo me formatin “e njëjta masë për të gjithë”!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Pse koronavirusi po prek më shumë të rinjtë

Pse koronavirusi po prek më shumë të rinjtë

Pse koronavirusi po prek më shumë të rinjtë

Pse koronavirusi po prek më shumë të rinjtë

Pse koronavirusi po prek më shumë të rinjtë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore