
Pse asnjë diplomat i huaj apo lider kosovar nuk e mbështeti Ilir Metën?
30 vjet në pushtet dhe sot asnjë ndërkombëtar nuk foli një fjalë kundër shkakrimit të Ilir Metës. Atij nuk i kishte ngelur asnjë mik apo dashamiras.
- Heshtën amerikanët
- Heshtën europianët
- Heshti OSBE
- Heshtën fqinjët grek, maqedonas dhe bullgar
- Heshtën vëllezrit kosovar që i priste me dreka dhe darka te vila e Lalzit
- Heshti Ramushi dhe Albini
- Heshtën mijra të dekoruar me teneqe alumini me urdhrat Skenderbeu apo Nën Tereza
- Heshtën vëllezrit opozitar B & B
- Heshtën komshinjtë e Gjirit Lalzit
- Heshti edhe Baba Mondi
- Heshtën gjimnazistet e LSI
- Heshtën protestuesit e 2 Marsit
- Heshti edhe gruaja Monika, që e dogji me djegien e mandateve
Të gjithë heshtën, sepse kishte ardhur ora dhe çdo kujt po i neveritej në mënyrën si kacavirrej pas karrikes e cila nuk mbron kushtetutën por prapanic?n e tij.
Të gjithë heshtën sepse në fund e kuptuan që dhe ajo fije burrëri fiktive që mendonin nuk egzistoi tek ai në 26 Prill kur duhet të jepte dorëheqje si premtim, për intergritet me publikun dhe miqt e tij.
Të gjithë heshtën sepse askush nuk e konsideronte një president të popullit, por thjesht një i përkëdhelur i atyre që emruan dhe shkarkuan disa herë në këto 30 vjet.
Të gjithë heshtën sepse në fund e panë se si u përdor dhe sot ja hodhën si mish gjahu që ta shqyejnë të gjithë nga pak.
Heshtën edhe për një arsye tjetër.... Askush nuk dëshiron të bashkohet funeralit të tij politik, pasi e kanë të qartë çfarë gojotine po e pret nga ata që i kërcënonte se do ju hanre veshin apo do i hidhte në Malin me gropa. Të gjithë heshtin kur e kuptojnë që i ke bërë gropën vetes.



Kur budallallëku vërshon jashtë çantës
Historia e plotë >
Një foto mes nesh…ca i hëngri toka, ca paraja
Historia e plotë >

Messi, ylli shqiptar në galaktikën kuqezi
Historia e plotë >

Një përgjigje zyrtarëve britanikë, që janë alarmuar nga "pushtimi" shqiptar
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Zgjohet" Bordi i Transparencës dhe ndryshon sërish çmimet e karburantev...
Historia e plotë >
Plas sherri mes policëve në Tiranë, punonjësi i FNSH i nxjerr armën shef...
Historia e plotë >
Keni probleme me veshkat? Ky është ushqimi më i dëmshëm

I ftohti 'mbërthen' Shqipërinë/ Të gjithë mezi e prisnit, ja dita kur zbardhet nga bora Tirana

Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament, çfarë zbuloi studimi tjetër?
Aktualitet


E RËNDË në Korçë/ Përplaset makina e prefektit, detajet e para
Historia e plotë >

