Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Problemi real i Bashës me inceneratorët

Problemi real i Bashës me inceneratorët

Lulzim Basha ka nisur dy histori të reja këtë vjeshtë. Bëhet fjalë për “Planin me 5 pika” që tashmë ka filluar ta kombinojë me inceneratorët. Prej disa ditësh ai thërret në selinë blu gazetarët e terrenit që mbulojnë Partinë Demokratike dhe u reciton të njëjtin refren deri në mërzi. Jo për faktin se nuk janë çështje me rëndësi, qoftë edhe me prapavijë të dyshimte siç pretendon ai, por sepse përsëritja në këtë rast nuk është mëma e dijes.

Pas të dhjetit takim ndoshta, dikush me gjasë ia ka vënë në dukje se i lodhi të tërë dhe kauzat mbi të cilat kërkon të ndërtojë aksionin opozitar nga selia, nuk ngjisin. Jo vetëm se s’po thotë asgjë të re, por po i sfilit gazetarët që s’po nxjerrin dot ndonjë titull të ri pas konferencave.

Ndaj një moment, të gjithë këtë hapësirë që zë, e justifikoi me pretekstin se s’do të lodhet asnjë ditë deri në 25 Prill për të përsëritur të vërtetën (që mesa duket e ka monopolizuar).

Duhet thënë se si në planin me 5 pika, ashtu dhe për inceneratorët, Lulzim Basha është i vetëm. Teksa gjysma e ish-grupit parlamentar të LSI e ka kaluar koronavirusin, Monika Kryemadhi ende këmbëngul te komploti kundër qytetarëve. Siç i quan ajo, të varfëruar dhe të pashpresë prej Edi Ramës. Sa për inceneratorët, në rastin më të mirë i ka përmendur Petrit Vasili, por që s’e merr më njeri seriozisht qëkurse i doli fotoja duke ngrënë fara.

Sot, Top Channel ka publikuar dokumentet ku ish-kryebashkiakët e opozitës në Kavajë, Vorë dhe Rrogozhinë i kërkonin ndihmë Tiranës për të shfarosur mbetjet e tyre në inceneratorin e Tiranës.

Interesante do të ishte që media të gjente edhe se si janë votuar në Këshillat Bashkiakë propozimet për inceneratorët në fjalë. Nëse votat e demokratëve do të kishin qënë PRO, kjo do të na e kursente konferencën e Bashës nga e hëna e tutje dhe do t’i vinte kapak muhabetit.

Gjithësesi, fakti se ish të zgjedhurit e opozitës së sotme kërkonin t’i sillnin mbetjet për djegie në Tiranë, nuk fakton ndonjë mentalitet modern që ata kanë pasur në vitin 2018 kur përkojnë shkresat. Në rastin më të mirë kjo tregon se Fiqiri Ismaili, Isa Sakja dhe Beqir Nuredini thjeshtë donin zgjidhje për plehrat e bashkive të tyre.

Në rastin më të keq tregon se asokohe e deri më sot që fushata kërkonë para gjithnjë e më shumë, Lulzim Basha është kujtuar për pazaret e prishura dhe po tenton të gjobisë edhe inceneratorët si në rastin e oligarkëve të ndërtimit. Si atëherë kur ua përmendi emrin nëpër dhëmbë derisa mori “Benz”-in, vilën e kushedi se çfarë tjetër.

Po nejse, këto janë punë të SPAK-ut që po e ‘mbyt’ me çështje Çlirim Gjata duke paditur pazaret e prishura të Bashës; Për të mos i lënë radhë hetimeve reale për të cilat kanë nevojë shqiptarët!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore