Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Po kërcënohen nga SPAK/ Krerët e korruptuar të politikës duan destabilizimin e Shqipërisë

Po kërcënohen nga SPAK/ Krerët e korruptuar të

Mos e mendoni kurrë se injoranca apo mendjelehtësia jonë shqiptare nuk është shfrytëzuar në mbi njëqind vjet nga pushtuesit e territoreve të gjera shqiptare.

Po kështu, edhe sot. Kudo, në të gjithë Perëndimin financohet një propagandë e pistë antishqiptare.
Por, edhe këtu në Shqipëri, gjithashtu: blejnë gazetarë; paguajnë televizione dhe gënjejnë me propagandë kundër çdo aspekti të rritjes së kulturës dhe zhvillimit shqiprar.

Por, ajo që është me e degraduar sot, është goditja e çdo progresi shqiprar. Shqiptatët ndërtojnë një urë gjigante, Beogradi njofton emisarët që të thonë: "do shembet ura"; dhe këta emisarë të vjetër, gati janë dhe e hedhin në treg.
Shqiptarët kërkojnë të bëjnë Reformën në Drejtësi; Moska iu thotë emisarëve të saj në Shqipëri: "ngrini një çadër të bëhet një revolucion anti-perëndimor në Shqipëri"; dhe dërgon këtu edhe rreth 300 oficerë rusë që të destabilizojnë Shqipërinë, të mbërritur nga të gjitha pikat e kufirit shqiprar.

Sot, kjo ndërhyrje ruse, ndihet se është më intensive. Dhe po intesifikohet, se kretët e korruptuar të politikës së lartë shqiprare po kërcënohen rrezikshëm nga SPAK-u.

Sigurisht, sulmi hetuesor ende nuk ka nisur, por do të fillojë. Dhe kjo e ka shqetësuar korrupsionin e lartë.

Por, e dini ku e kishin shpresën para katër muajsh të korruptuarit e lartë? Prisnin një tragjedi pandemike të koronavirusit në Shqipëri.
U mëzitën shumë para dy muajsh, por sot, sikur iu ka rilindur shpresa për të vërshuar pandemia në shoqërinë shqiptare.
Dhe e dini pse? Sepse duan destabilizimin e Shqipërisë.

Prandaj janë hedhur në sulm me njerëzit e tyre dhe thonë: "është gënjeshtër virusi. Koronavirusi nuk ekziston", sepse kërkojnë shpërhapjen masive të pandemisë.
Janë edhe naivë, edhe qorra, edhe të disekuilibruar nga frika e SPAK-ut.
Po, si mund të destabilizohet një shoqëri nga një sëmundje ngjitëse?!!

Gjithsesi është halli që i çon atje. Duhet ta dinë mirë e ta mbajnë vath në vesh: korrupsioni i lartë politik në Shqipëri, nuk ka shprese, sepse, ose do të shkatërrohet ai me gjithsej, ose do të shkatërrohet Shqipëria.

Por, le t'i bien këmbës: Shqipëria nuk shkatërrohet.

Por, këta presin me ankth edhe prishjen e aleancës shqiptaro-amerikane, se po i gënjen politika ruse.

Edhe këtu kot e kanë, edhe këta, edhe Moska: kjo aleancë do të jetë shumë jetëgjatë. Këta serbë dhe rusë e grekë, kanë shfarosur dhe shpërngulur nga trojet e tyre me dhunë mbi 2 milionë shqiptarë, se shqiptarët kanë qenë të vetëm dhe në pesë shekuj mbijetesë. Por tani janë në aleancë të ngushtë me fuqinë unike botërore.
Prandaj, gjithçka po bëhet e do të bëhet në funksion të aleancës USA-ALBANIA

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore