
Ka ca kohë që ka zhurmuar një debat i fortë mbi atë që rëndom quhet "djegie e plehrave" në Shqipëri. Ne fakt, nuk janë plehra, por mbetje, që shqiptaret, ashtu si çdo popull tjetër në planet, krijojnë çdo ditë të jetës së tyre dhe që mund të jenë të ngurta, të rrezikshme, apo inerte (vetë Tirana krijon rreth 850 ton mbetje në ditë).
Dhe nuk bëhet më fjalë për djegie siç ndodhte deri para afro dy vitesh në Sharrë apo Porto Romano, por për incenerim me teknologjinë që aplikohet sot edhe në vendet e BE.
Tani, problemi nuk qëndron tek degradimi tekniko financiar i debatit se sa euro për ton kushton asgjësimi i mbetjeve, apo se sa inceneratorë duhen ndërtuar në vend ( në Sharre është ndërtuar park i madh meqë ra fjala), sepse këto çështje mund të hetohen, të konsultohen dhe të standardizohen nga aktorë publikë dhe institucione e mekanizma shtetërore kompetente. Problemi qëndron se ky debat ka frymëzim të tmerrshëm politik, ku:
Maxhoranca që qeveris po aplikon incenerimin dhe riciklimin e mbetjeve me teknologjinë e sjellë nga vendet e BE dhe sipas praktikave atje, duke zhdukur në pak kohë malet me plehra të krijuara ndër vite, që digjeshin mizorisht në Sharrë, Porto Romano, etj.
Ndërsa opozita ka sulmuar egër qeverinë për këto praktika. Por opozita, kurrë, në asnje vend dhe në asnjë rast nuk shprehet se cila do jetë strategjia e saj anti mbetje, nëse vjen në pushtet. Por ajo është e detyruar t’u jape përgjigje pyetjeve:
1) A është ajo në favor të landfillimit( kapsulimit) nëntokë të mbetjeve?
2) A është ajo në favor të incenerimit dhe riciklimit të mbetjeve siç edhe po ngjet, dhe nëse jo, pse??
3) Do vazhdojë ajo të promovojë si politika integruese mjedisore evropiane fatkeqët që zhyten me kokë në kazanët e plehrave për të mbledhur kanoçet si deri tani?
E pra, “plehrat” nuk mund të mbeten peng i zgjedhjeve, pavarësisht kur mbahen dhe pavarësisht kush i fiton! Asgjësimi i tyre është çështje me rëndësi kombëtare përsa i përket shëndetit publik të popullatës, prandaj opozita është e detyruar t’u përgjigjet pyetjeve të mësipërme nëse mendon se do qeverisë vendin një ditë. Nëse opozitës i shijon vetëm pozita e tanishme, kjo është tjetër gjë....
Ndërkohë, dikush duhet t’i thotë opozitës se:
- Sipërfaqja e tokës akoma në dispozicion për landfille sa vjen e zvogëlohet, dhe se
- Sipas direktivave të BE, jo më shume se 10% e mbetjeve duhet të landfillohet!

Trafikimi i qenieve njerëzore është çështje e drejtësisë sociale
Historia e plotë >
Pse i harruam gratë në pandemi?
Historia e plotë >
S’ka sondazh në botë që parashikon 50.000 lekshat e Lesh e Lisë
Historia e plotë >


Talebanët e Albcontrollit
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Dokumenti/ LSI kallëzon në SPAK ministrin Peleshi dhe 3 drejtorët lokal...
Historia e plotë >
Fushata zgjedhore në Shqipëri ka arritur pikun, votuesit po bombardohen ...
Historia e plotë >
Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid

Studimi/ Një dozë e vetme Pfizer ose AstraZeneca u jep shumë antitrupa personave që...

Franca merr vendimin e ri për Johnson&Johnson, EMA reagon zyrtarisht mbi vaksinën
Zgjedhje 2021




Basha në Paskuqan, socialisti pret me gërshërë kartën e anëtarit të PS
Historia e plotë >