Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Përse shqetësohet zoti Brataj?

Përse shqetësohet zoti Brataj?

Dje, Z. Brataj më kishte dedikuar një status të gjatë ku mendonte se më fyente duke më cilësuar "shofer", një profesion që nuk do ta kisha pasur aspak për turp sikur ta kisha bërë në jetë. Këtë e quante të pranueshme pasi sipas tij unë e kisha quajtur "këpucar"!

Është problemi i vetë zotit Brataj se si interpreton alegorinë dhe etikën e komunikimit. Shprehja e njohur "Këpucar! Rri tek këpucët!" nuk ka aspak lidhje me profesionin e nderuar të këpucarit, por me faktin që gjithkush duhet të merret me punën e vet, edhe unë, edhe Z. Brataj edhe kushdo tjetër.

Po çfarë e shqetëson realisht Zotin Brataj? Pse në statusin e tij të gjatë ai kopjon dhe komenton rresh për rresht pothuajse gjithë statusin tim me përjashtim të paragrafëve të fundit?

Ja çfarë shkruhet në ta! A po luan shërbimi i urgjencës rolin e ruajtësit të portës (gate-keeper) për të mbajtur artificialisht të ulët përdorimin e shtretërve spitalorë?

A ka aktualisht pacientë që marrin në telefon urgjencën mjekwsore dhe specialistët e kësaj të fundit i këshillojnë të mjekohen në shtëpi edhe në nivele të rrezikshme të saturimit të oksigjenit dhe parametrave të tjerë jetësorë?

Duke përqendruar në një dorë të gjithë transfertat drejt spitaleve Covid, a po bëhet realitet përzgjedhja famëkeqe e pacientëve që jetojnë dhe pacientëve që vdesin duke jetësuar kërcënimin publik që ju bë shqiptarëve disa javë më parë?

Dhe më e rëndësishmja! Në se kjo përzgjedhje është duke ndodhur, a mban dikush përgjegjësi profesionale, morale, etike dhe ligjore për çka po ndodh?!

Këta paragrafë peshojnë! Zoti Brataj bën mirë që reagon i shqetësuar!

Sikur edhe një prej pyetjeve të mësipërme të marrë përgjigjen "Po", Zoti Brataj ka të drejtë të kalojë netët pa gjumë dhe të shkruajë statuse si ai i djeshmi...

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore