Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Përgjegjësitë e shtetit në tragjeditë që kanë pjellë kultet fanatike në Shqipëri

Përgjegjësitë e shtetit në tragjeditë që kanë

Vetëflijimi tragjik i familjes Josifi në Kombinat, nuk ishte një fenomen që ka ndodhur për herë të parë në Shqipëri.

Herë pas here, në një kontekst social të deformuar në vend, raste të tilla kanë ndodhur si ngjarje tronditëse, që burimin e marrin nga predikime të devijuara nga sekte apo kulte të ndryshme fetare.

Ngjarje të tilla, ku vajza, djem të rinj por edhe në moshë më të madhe, kanë rënë viktimë e kuptimit të keq të predikimeve fetare kanë qenë të përsëritura.

Prej kohësh në Shqipëri veprojnë përveç kulteve zyrtare, edhe organizma paralelë apo edhe të panjohura ligjërisht, që predikojnë, duke tentuar të rrisin hapësirën e tyre, nëpërmjet ekstremizmit apo përdorimit të propagandës  fanatike.

Kjo ndodh edhe nga funksionimi krejt pa asnjë rregull e kontroll të kulteve fetare, të cilat pushteti në vend i përdor vetëm për qoka ceremoniale.

Komiteti i Kulteve tek ne, është krijuar si një organizëm shtetëror që duhet të ketë në kontroll të plotë të gjithë inventarin e organizmave klerikalë dhe predikues të religjionit në vend.

Por ky komitet, është thjesht një vend biznesi apo qokash, dhe jo një zyrë të dhënash dhe dialogu të shtetit me institucionet e klerit.

Pas ngjarjes së  Kombinatit, pjesë të Dëshmitarëve të Jehovait deklarojnë se ata nuk predikojnë vetëflijimin.

Megjithatë, jo vetëm ky kult, por edhe të tjera veprojnë në Shqipëri jashtë logjikës së një organizimi të rregulluar e kontrolluar.

Predikimi i fanatizmit, shpesh rezulton të jetë strehë për “profanët” që kërkojnë të përfitojnë pushtet e para.

Njëjtë ndodhi me ekstremistët e xhamisë së Unazës së Re që predikonin ikjen e shqiptarëve në Siri si ushtarë të ISIS.

Dënimi i atij grupi nuk solli asnjë nisje të një dialogu të shoqërisë jo vetëm me këta përfaqësues, por edhe me pasuesit e tyre. Në Kosovë, një metodë e tillë pati efekt në rikthimin e shumë të gënjyerve nga Siria.

Komiteti i Kulteve, nuk mund të jetë thjesht një zyrë ku klerikët tregojnë kontot e tyre bankare, por si një urë e dialogut të shtetit me të gjithë komunitetet fetare.

Shqipëria nuk është një vend qindramilionësh, që mund të gëlltisë edhe hyrjen pa doganë të çdo lloj kulti rrufjanësh, por një vend i vogël që tragjedi të tilla trondisin rëndë shoqërinë.

Por, ajo që është më e keqja është se ajo që ndodhi në Kombinat apo rastet e tjera, janë vetëm pasoja të një tronditje që ka sjellë një aktivitet traumatik, që sipas gjasave është antikushtetues e antiligjor i këtyre kulteve.

Në Kushtetutën e Shqipërisë, apo edhe Kodin Penal ndalohet dhe dënohet urrejtja dhe propaganda ekstremiste.

Kështu që përveç qeverisë, këtu ka rol edhe Prokuroria. Megjithatë parandalimi nuk bëhet me pranga, por me njohje të problematikës dhe adresimit të tyre ndaj njerëzve që janë të brishtë e mund të kthehen viktima nga moment në moment.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore