Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Parlamenti shqiptar arrin rekord! A është demokracia vetëm procedurë?

Parlamenti shqiptar arrin rekord! A është demokracia vetëm

A është demokracia vetëm procedurë? A nuk është demokracia etikë, integritet, llogaridhënie, pjesëmarrje, raport besimi dhe vlerë?

Si është e mundur që ngjarja më e rëndësishme e një legjislature të re, shqyrtimi dhe miratimi i programit të kabinetit të qeverisë së re, formalizohet deri në atë pikë sa më shumë se 60% e debatit zhvillohet natën dhe votimi në orët e mëngjesit kur ende pjesa më e madhe e qytetarëve janë në orën biologjike të gjumit/zgjimit?

A kanë vlerë diskutimet parlamentare të mesnatës, retorika shpesh patetike pa auditor dhe pa zgjedhës?

Në një vend ku gjetja e një kopje online të programit të qeverisë konsiderohet privilegj dhe ku në parlament janë emëruar/zgjedhur edhe individë që nuk kanë asnjë orë “politike” në jetën e tyre publike e profesionale, dhe ku pasi dëgjon fjalime të gjata por monotone të liderëve kryesore politikë nuk të mbetet në mendje asnjë thënie apo premtim i rëndësishëm, praktika të tilla quhen normalitet dhe sukses.

Qenia parlamentar konsiderohet punë, dhe debati për qeverinë e programit konsiderohet punë me tre turne!

Parlamenti shqiptar arrin rekord! A është demokracia vetëm

Çfarë e pengon një kabinet të publikojë programin qeverisës të plotë, me vlerësime, premtime, argumente për to dhe burime mbështetëse financiare shoqëruese që të mund të krijojnë bindjen se mund të realizohen? Çfarë e pengon atë të bëjë publike CV e detajuar të secilit kandidat për ministër dhe të krijojë lidhje midis sfidave, individit e premtimeve të tij?

Çfarë e pengon një parti politike fituese të ketë një debat javor politik brenda saj mbi prioritetet e qeverisjes së ardhshme të Shqipërisë, duke reflektuar premtimet elektorale, identitetin politik, por edhe kërkesat dhe pritshmëritë publike e qytetare? Çfarë e pengon një parlament të zhvillojë debat gjatë orëve të ditës, 1, 2, 3 ditë derisa procesi të kthehet nga procedurë në akt solemniteti dhe integriteti?

Ky vend, kjo shoqëri dhe sfidat e sotme e të nesërme meritojnë më shumë respekt, reflektim, maturim dhe ndryshim cilësor. Jo vetëm procedural. Kuvendi mund dhe duhet të ndryshojë praktikë, të reflektojë përcaktimin kushtetues si përfaqësues i qytetarëve dhe standardet e duhura të përgjegjësisë.

Deputet mund dhe duhet të kenë respekt për zgjedhësit, për publikun, për përgjegjësinë parlamentare, për fjalën dhe për votën. Qeverisja mund dhe duhet të ushtrohet në formë më serioze, më transparente, më llogaridhënëse dhe më institucionale./ Postim i marrë në Facebook

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore