Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Paralajmërohet protestë e studentëve: Anulo tarfiat! Nuk paguajmë për krizën tuaj

Paralajmërohet protestë e studentëve: Anulo tarfiat! Nuk

Prej më se një viti mësim online - ku studentët janë përballur me diskriminim të vazhdueshëm ekonomik, të detyruar të paguajnë paketa interneti dhe të blejnë aparaturat e nevojshme teknologjike - Ministria e Arsimit dhe rektoratet e universiteteve publike kanë vendosur të detyrojnë studentët t'i paguajnë të plota tarifat studimore, duke i kërcënuar me mospranim në provime.

Pavarësisht rezistencës së vazhdueshme të studentëve dhe aktivistëve të Lëvizjes Për Universitetin me qëllim anulimin e tarifave, duke filluar me nënshkrimin e një peticioni me mbi 8000 firma dhe më pas me aksione në terren, qeveria dhe burokracia universitare vazhdojnë të injorojnë kërkesat tona legjitime.

Në vend se t'u garantojë studentëve arsimim falas, sidomos në kushtet katastrofike të zhvillimit online të leksioneve dhe seminareve, qeveria u ka hequr oligarkëve të kromit rentën minerare, ka përgjysmuar tatimin e dividentit për korporatat dhe u ka mundësuar bizneseve të mëdha garanci sovrane në marrjen e kredive. Kjo tregon se në krye të qeverisë nuk janë përfaqësuesit e studentëve, familjeve të tyre dhe qytetarëve të thjeshtë, por shërbëtorët e oligarkëve.

Sot, të shpërndarë cep më cep të vendit, mund të dukemi të pafuqishëm. Po zërin duhet ta ngremë si dhe sa të mundemi. Duhet të kërkojmë me cdo kusht heqjen e tarifave universitare për këtë vit akademik. Pastaj me rikthimin në auditorë, mllefi dhe organizimi ynë do ta vendosë një herë e mirë të drejtën në vend: arsim publik falas e cilësor, demokraci universitare dhe kultivim të mendimit kritik!/ Apeli i Lëvizjes për Universitetin

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore