
Opozita, shërbim falas për mazhorancën në Parlament
Të gjithë në pushtet dhe me pushtetin? Situata në parlamentin shqiptar nuk është normale për dy arsye: e para, sepse për shkak të gabimit historik të opozitës për dorëzimin e mandateve është deformuar sistemi përfaqësues parlamentar, dhe së dyti, për të njëjtën arsye, Shqipëria bëhet rasti i vetëm në botën demokratike ku mazhoranca zgjerohet + 22 deri 24 mandate pa pasur zgjedhje! PS fitoi 74 mandate dhe 48% të votave më 2017, por gjatë 2020, përfshirë në votimin e sotëm për ministrat e rinj ajo ka rregullisht mbështetje prej 94-95 deputetëve, pra rreth 20-21 mandate më shumë, pa llogaritur faktin se disa deputetë të vërtetë socialistë munguan në seancë!
Në cilin vend të botës demokratike ndodh që opozita parlamentare voton rregullisht çdo akt të qeverisë, përfshirë akte thellësisht politike si emërimi i ministrave apo nisma politike të qeverisë për kufizimin e të hapësirës konkurruese elektorale të opozitës (Kodi Zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese)? Në memorien politike nuk gjenden raste të tilla për vende normale. Shqipëria vijon të mos jetë një vend me demokraci e zhvillime normale, ndaj anormalja bëhet traditë dhe institucion.
Mazhoranca nuk duhet të jetë e gëzuar me faktin se 22-25 deputetë “opozitarë” që duhet të përfaqësonin rreth 600 mijë vota kundër të vitit 2017, sot janë vullnetarisht mbështetëse të pasionuara të qeverisë. Një shërbim falas që deformon konceptin e demokracisë, përfaqësimit dhe llogaridhënies. Në ditët kur PS kishte gjysmën e pushtetit mori 764.791 vota (2017), ndërsa në ditët kur kishte 100% të pushtetit PS mori 564,679 vota ose rreth 200 mijë vota më pak. Në total 36 subjekte politike përfshirë PS morën më 2019 vetëm 761,918 vota ose rreth 3 mijë vota më pak sesa votat e vetme të PS më 2017.
Pushteti nuk është automatikisht votë, sidomos kur është formal dhe fiktiv, ndaj zgjerimi i mazhorancës parlamentare me 22-25 deputetë në ditët e saj më të konsumuara të pushtetit nuk është tregues maturimi, por degradimi të politikës dhe sistemit tonë përfaqësues. /Reagim i Institutit të Studimeve Politike


Loja e Vuçiç me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri
Historia e plotë >
Një sherr parkimi riktheu në taban Lulzim Bashën
Historia e plotë >

Aurela Basha ka të drejtë që refuzon pasaportën dhe shtetësinë shqiptare!
Historia e plotë >
Trafikimi i qenieve njerëzore është çështje e drejtësisë sociale
Historia e plotë >
Pse i harruam gratë në pandemi?
Historia e plotë >
S’ka sondazh në botë që parashikon 50.000 lekshat e Lesh e Lisë
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë

Pasaporta e vaksinimit të BE-së! Covid-19, a do të lëvizin shqiptarët gjatë kësaj vere?
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >