
Një SMS për Bardh Kadillin: Zbrit nga Titaniku dhe ruhu nga i mbyturi
Bardh Kadillin e kam mik prej 30 vitesh, pavarësisht se kemi qenë kundërshtarë politikë. Për ata që nuk e njohin do ju përmendja vetëm një fakt: Kadilli ka punuar afro 10 vjet për agjensitë amerikane në programet anti-korrupsion dhe lëvizjet civile. Ai ka qenë një nga njerëzit më të besuar të diplomacisë amerikane. Me Bardh Kadillin jam njohur kur isha student në protestat për përmbysjen e komunizmit.
Bardh Kadilli nisi karrierën e tij në parlament me shpresën se ajo ishte Partia Demokratike e viteve 1990. Bardh Kadilli ka mbetur ai rebeli i viteve 1990, por fatkeqësisht në kohën dhe vendin e gabuar.
Unë sot po i dërgoj një SMS Bardh Kadillit me arsyet pse duhet të tërhiqet nga përpjekja e tij për t'u bërë lider i Partisë Demokratike:
- ai duhet tërhiqet sepse ajo nuk është më partia e rinisë dhe studentëve që përmbysën komunizmin, sepse 377 themeluesit e saj janë përjashtuar 100% dhe i kanë hedhur rrugëve.
- ai duhet të tërhiqet sepse ajo nuk është më një parti qytetare dhe civile sepse aty ka mbetur vetëm vulgu.
- Ai duhet tërhiqet sepse kjo nuk është garë me Lulzim Bashën por me Sali Berishën. Ai nuk ka hequr asnjëherë dorë nga drejtimi i partisë në 30 vjet. Madje edhe kur ishte President në 1992-1997, kryetar mbante Tritan Shehun, por e drejtonte vetë partinë.
- ai duhet japë dorëheqje se në Partinë Demokratike s’ka pasur kurrë zgjedhje: as kur e larguan Ed Selamin refugjat në Amerikë, as kur i hoqën imunitetin Azem Hajdarit, as kur sulmuan Sokol Olldashin, as kur rrahën Neritan Cekën, as kur masakruan Arben Imamin, as kur hodhën rrugëve Gramoz Pashkon, as kur akuzuan Topallin dhe Patozin...
- ai duhet tërhiqet sepse ajo nuk është më parti por një shoqëri tregtare SHPK që administrohet nga dy familjet Berisha dhe Basha. Zoti Kadilli s’mund t’ju marrë biznesin familjes Berisha dhe as mund të futet ortak me ata.
- ai duhet tërhiqet sepse aty nuk do zhvillohen zgjedhje, por një përsëritje e skenarit 2017, Basha-Selami ku do garohet dhe kutitë do mbushen.
- Ai duhet tërhiqet sepse Partia Demikratike e ka humbur funksionin e marrjes pushtetit dhe do degradojë me hijen e Berishës deri sa pema e tij biologjike të mbijetojë.
- ai duhet tërhiqet sepse Shqipëria ka nevojë p?r ndryshim dhe jo riciklim. Shqiptarët kanë nevojë për një opozitë të re, e cila mund të krijohet sa më shpejt që të fundoset PD.
- Ai duhet tërhiqet dhe të zbresë urgjent nga Titaniku dhe ta lërë kapitenin plak dhe violinistin të mbyten të fundit. Ka marrë aq shumë vrima ajo anije dhe do zhytet me shpejtësi.
- ai duhet tërhiqet se ajo parti do përfundojë si LDK që pas vdekjes Rugovës është katandisur 13% dhe familjarët e tij përfunduan në burg.
I dashur Bardh, kjo është SMS e fundit që të dërgoj: Largohu sa nuk është vonë, sepse i mbyturi do të rrezikojë të të mbysë edhe ty!
Është mbushur me ujë të ndotur dhe plot llum ajo parti, madje s’ka gomone që të shpëton.






KQZ ‘nxjerr zbuluar’ Lulzim Bashën dhe Alibeajn/ Dorëheqja një ‘lojë’?!
Historia e plotë >


Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet



TMERR në Pogradec/ 36-vjeçari ngacmon seksualisht të miturin, e preku në...
Historia e plotë >
