
Nderi lahet me nder! Basha i "dhuroi" Berishës grupin e vet parlamentar
Nderi lahet me nder! Pas dhunës dhe skenave të dhunës që u "dhuroi" shqiptarëve në televizion, dhe gjithë planetit, skenat e turpit ku nga të dy palët u kthye logjika barbare dhe primitive e ushtrimit të dhunës paramilitare ndaj kundërshtatit, çështjet u "zgjidhën" me vetëgjyqësi, trupi i deputetëve dhe i politikanëve u përdor si "dash" prej mishi për goditje, ose si mburojë prej mishi për të ruajtur kështjellën, reciprokisht, Partia Demokratike kaloi në një fazë të re.
Zoti Lulzim Basha i "dhuroi" mbrëmë vonë zoti Sali Berisha grupin e vet parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë.
Duke përjashtuar "për jetë" një numër deputetësh tani këta nuk e kapërcejnë dot më "ylberin" dhe grupi i deputetëve në Kuvend rreth z. Sali Berisha u konsolidua plotësisht.
Të dy liderët u "rehatuan" pasi problem i para 9 shtatorit u zgjidh "me sukses". Basha "plotësoi" kërkesën amerikane për t'a hequr nga grupi deputet demokrat Berishën, dhe Berisha që sikundër theksonte kishte ikur tashmë, dhe mbetej i izoluar në Kuvend, tani ka të dhuruar grupin e ri parlamentar nga partia e tij dhe nga njeriu që e futi dhe kapapultoi në politikë.
Nga i përjashtuar nga grupi i deputetëve demokratë, z. Berisha rivjen po me "ndihmën" e partisë së tij dhe të drejtuesit të saj, me një grup të konsoliduar deputetësh në Kuvend.
Nderi lahet me nder! Ky ishte rezultati politik objektiv i ngjarjeve! E them pa pikë pasioni! Të dy palët e arritën qëllimin maksimal.


Skenaret/ Pse humbja e PD, është një mision i Alibeajt?!
Historia e plotë >





KQZ ‘nxjerr zbuluar’ Lulzim Bashën dhe Alibeajn/ Dorëheqja një ‘lojë’?!
Historia e plotë >
As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Mundësi e re punësimi në Gjermani/ Ja çfarë duhet të dini

Çfarë po ndodh? Euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit (SHIFRA)

Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë
Aktualitet


Punonin në "të zezë"/ E pësojnë keq 5 shqiptarët në Zvicër
Historia e plotë >

