Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

"Moskovitët janë shumë të mërzitur"/ Pse zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente i ka tronditur të gjithë

"Moskovitët janë shumë të mërzitur"/  Pse

Tani Kosova do të shkëputet nga të shiturit në Moskë e në Beogead. Vjosa Osmani, e zgjedhur presidente e Kosovës, i ka tronditur të gjithë.

Po në Shqipëri? E njëjta gjë do të ndodhë edhe në Shqipëri, sepse po kuptohet që moskovitët e këtushëm janë shumë të mërzitur. Se janë edhe mediokër...
Historia e shtetit shqiptar është dhimbje e gjatë e shkaktuar nga të shiturit krerë shqiptarë në Beograd, në Athinë dhe në Moskë.

Kjo rrjedhë banale antishqiptare vijon. Por, me zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës, fenomeni i shqiptarizmit besohet se do të marrë një ngritje të re kundër politikës banale të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Dhe, mos mendoni që ardhja e Joe Biden-it si president në USA, nuk e ka sjellë këtë frymë të re të shqiptarizmit në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe nuk e ka mbytur përfundimisht antishqiptarizmin e paguar.

Kot lodhen, janë të mundur. Dhe shpejt do ta shihni falimentimin e tyre, sepse Vjosa Osmani, është vetëm preludi i këtij fundi.

Por, çfarë ka ndodhur aktualisht me dhe për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, në këtë politikë, që nga ardhja e Biden-it në Uashington? Dhe tani, çfarë po ndodh me ardhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës?

E para: Vdiq përfundimisht ndërrimi i territoreve Kosovë-Serbi.

E dyta: Do të fillojë një proces real për bashkimin kombëtar, dhe do të lindë shumë shpejt marrëveshja për tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë.

E treta: Do të përcaktohen investimet strategjike me kapital të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

E katërta: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk do të jetë më motiv kryesor për zhvillimin e Kosovës, por vetëm çështje e perspektivës europiane të Serbisë.

E pesta: Moska dhe Beogradi nuk do të kenë më asnjë akses në drejtimin politik të Kosovës.

E gjashta: Ardhja e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës, dhe politika aktive amerikane pro Kosovës, do ta trembë me frikë grupin e beogradasve dhe të moskovitëve në politikën e shitur shqiptare; si në Shqipëri, edhe në Kosovë.
Gjithçka po ecën drejt triumfit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore