Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Mos ma fëlliq vendin!

Mos ma fëlliq vendin!

Kjo makinë një Audi RS8 me një vlerë mbi 200 mijë euro. Ka qenë e parkuar dhe raportohet se është djegur në mënyrë të qëllimshme gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa ishte e parkuar në Vlorë.

Pronari i saj është një shtetas nga Maqedonia e Veriut, me banim në Gjermani, e që kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur në Shqipëri për pushime. Sipas të dhënave të para nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë ose me ndonjë shqiptar përveç faktit se kishte ardhur për pushime.

Nuk ka pasur asnjë zënkë apo konflikt me askënd  gjatë këtyre ditëve që ndodhej në Vlorë për pushime. Dhe në rrjedhojë të këtyre të dhënave dhe kur sheh këtë dëm kolosal dhe të pakuptimtë të vjen menjëherë në mendje pyetja retorike: A bëhemi ne dot njerëz?!

Si mundet të bëjë mendja njerëzore marrëzi të tilla?! Dëmi në këtë rast nuk është sa i vetë kësaj makine 200 mijë Euro, se ajo është e siguruar dhe dëmshpërblehet, por është shumëfish, nuk e ekzagjeroj të them edhe miliarda euro. Në kohën e një pandemie dhe tronditjeje e krize të thellë e të gjithanshme, goditet një turist i huaj me një akt terrorist në zemër të qytetit simbol të turizmit shqiptar, në jug të vendit, në Vlorë.

Nëse ky lajm do të publikohej në median gjermane me titullin: JA ÇFARË TË NDODH NË SHQIPËRI NËSE SHKON PËR TURIZËM...dëmi në imazh për atë përpjekje shumë vjeçare për të krijuar idenë e Shqipërisë turistike e mikpritjes së famshme do të ishte i pallogaritshëm.

Gjithë përpjekja propagandistike shumëvjeçare se në këtë vend kalohen pushime të bukura do të shuhej porsi një kala rëre në det. Tani nuk vlen më edhe sikur t'i dhurosh këtij turisti nga Maqedonia e Veriut, edhe një makinë si ajo që kishte, për ta rikthyer për pushime në Shqipëri, ku mendjet e errëta ushqehen dhe jetojnë me terror.

Më minimalja në këtë histori sa të rëndë, e sa diskredituese dhe të turpshme është gjetja me urgjencë e autorëve të këtij krimi të shëmtuar terrorist, si një përgjigje minimale ndaj kësaj rrumpalle që nuk mbulohet më me tufa lulesh për çdo skandal që iu bëjmë ne atyre që zgjedhin këtë tokë e ketë vend për të pushuar. Barbaria nuk është mikpritje!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore