Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Misteret e Paktit Detari/ “Deti” në Hagë, faktorët ndikues dhe çfarë do kërkojë Greqia

Misteret e Paktit Detari/ “Deti” në Hagë, faktorët

Një ndër personat e grupit negociator me Greqinë, Artur Meçollari, ish-zëvendëskomandanti i Forcave Detare, është bërë pjesë e debatit për çështjen e shumë përfolur të kufirit detar Shqipëri – Greqi.

Postimi i plotë

"Mundësitë e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi marrëveshjen detare me Greqinë.

Vendimi i gjykatës do të jetë më i mirë se draft marrëveshja e vitit 2009, pasi vija detimituese e saj është shtyrë në kufijtë maksimal të mundshëm. Pra, nuk mund të ketë një vendim më të keq se ajo.

Kjo pasi vija delimituese e vitit 2009 nuk merrë në konsidetatë influencën e vijës së drejtë bazë të Shqipërisë, shfuqizuar në vitin 2008, si dhe korrektimin e saj p?r delimitimin e detit territorial (efekti i shkëmbinjëve) dhe në shelfin kontinental / zonën ekonomike ekskluzive (efekti i ishijve).

Misteret e Paktit Detari/ “Deti” në Hagë, faktorët

Qëllimi final i çdo negociate është fitimi i sipërfaqes detare maksimale të mundëshme. Vendimi i gjykatës nga pikëpamja e sipërfaqeve shtesë të përfituara ka tre mundësi:

1) vija e re delimituese të shrtihet midis draft marreveshjes se vitit 2009 dhe propozimit të Greqisë në negociatat e vitit 2018. Në këtë rast vajtja në gjykatë nuk është zgjidhja më e mirë.

2) vija e re delimituese të shtrihet midis pozicionit të palës greke dhe asaj shqiptare në negociatat e vitit 2018. Në këtë rast vajtja në gjykatë është e diskutueshme.

3) vija e re delimituese të shtrihet përej pozicionit të palës shqiptare në negociatat e vitit 2018. Në këtë rast vajtja në gjykatë është zgjidhja më e mirë.

Misteret e Paktit Detari/ “Deti” në Hagë, faktorët

Faktorët vendimtar që do të ndikojnë në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare t? Drejtësisë do të jenë: 1) efekti i vijës së drejtë bazë të Shqipërisë në fuqi përsëri nga viti 2011, i cili ka nje përfitim 35 herë më të madh se efekti i shkëmbit Barketa në delimitimin e detit territorial, 2) efekti i shkëmbit Barketa në delimitimin e detit territorial dhe 3) efekti i ishujve në delimitimin e shelfit kontinental / zonës ekonomike ekskluzive.

Misteret e Paktit Detari/ “Deti” në Hagë, faktorët

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore