
“Mirëmengjes, erdha, pashë, ika! Shihemi herë tjetër” Ja çfarë duhet të kërkojë qeveria shqiptare tek liderët e BE
Profesori dhe akademiku, Artan Fuga ka renditur çështjet, të cilat qeveria shqiptare duhet të kërkojë të liderët e BE, përndryshe thotë ai nuk do ketë gjë tjetër veçse “Mirëmengjes, erdha, pashë, ika”.
Ndër çështjet që Fuga thotë se duhet të kërkojë qeveria është edhe kuota e punësimit për shqiptarët në BE apo edhe ruajtjen dhe mbrojtjen e bizneseve shqiptare kryesisht bujqësinë nga përmbytja e mallrave të huaja të subvencionuara.
Komenti i Artan Fugës
Meqë kemi Samitin e BE në Tiranë, dhe se do të flitet edhe për rregjimin e vizave, ruajtjen e kufijve kundër refugjatëve, etj, pala shqiptare, qeveria, se Opozita, është pas dere, do të bënte atë që duhet që të kërkonte:
– Kuota punësimi për shqiptarët në BE
– Ruajtjen dhe mbrojtjen e bizneseve shqiptare kryesisht bujqësinë nga përmbytja e mallrave të huaja të subvencionuara
– Shpërblime dhe rimbursim nga çdo shtet i BE për cdo shqiptar që merr qytetari të huaj për shpenzimet e arsimimit të tij në Shqipëri
– Lëvizjen e lirë pa kufizime tremujore të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian
– Shtimin e investimeve të huaja evropiane me politika publike në Shqipëri për krijimin e vendeve të punës
– Kuota per peodhime shqiptare ne BE
– Vendosjen e kritereve sociale, si punësimi, etj., për të matur performancën e Shqipërisë në drejtim të BE
– Njohjen e bashkimit të kontributeve të shqiptarëve për pensionet, duke bashkuar ato të bëra në Shqipëri dhe ato të bëra në vendet e BE
– Krijimin e një banke të përbashkët BE – Shqipëri për t’u specializuar konkretisht në vendosjen e kursimeve të emigrantëve, me siguri publike të tyre dhe me interesa bankare preferenciale.
Nëse nuk përpiqet për këto, atëhere kemi :
mirëmengjes, erdha, pashë, ika!
Shihemi herë tjetër!



Kur budallallëku vërshon jashtë çantës
Historia e plotë >
Një foto mes nesh…ca i hëngri toka, ca paraja
Historia e plotë >

Messi, ylli shqiptar në galaktikën kuqezi
Historia e plotë >
Një përgjigje zyrtarëve britanikë, që janë alarmuar nga "pushtimi" shqiptar
Historia e plotë >

Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




