Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Loja e Vuçiç me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri

Loja e Vuçiç me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri

Vuçiç paska thënë: Partia Demokratike është për Shqipërinë etnike. Domethënë logjika na thotë se Vuçiç po thotë hapur: patriotizmi shqiptar duhet të votojë për Partinë Demokratike. 

Atëherë, logjika është shumë e thjeshtë: Vuçiç me budallallëkun e tij na tha indirekt që Beogradi është me Bashën dhe me krerët e Partisë Demokratike. Kurse, një variant tjetër logjik është që, Vuçiç mendon se shqiptarët janë budallenj dhe do ta besojnë që Basha është për Shqipërinë etnike, edhe pse kjo është pohuar nga një kundërshtar i përgjakshëm i shqiptarëve...

A ju kam thënë se Vuçiç është një copë budalla? Ja ku doli. Po si? Vuçiç po iu bën shqiptarëve këtë kërkesë: votoni për Bashën dhe PD-në, se ata janë për Shqipërinë etnike.

Po mirë: Vuçiç me Shqipërinë etnike është që, ju kërkon këtë gjë shqiptarëve? Ai në pushtet ka ardhur me ekstremin më antishqiptar, dhe ky është fakt. Atëherë? Humori do të fillojë në Shqipëri.

E trashë, shumë e trashë kjo lojë e presidentit të Serbisë. Në fakt këta janë sërbo-mëdhenjtë: këta historikisht kanë qenë dhe janë terroristë, por të trashë. Ore, e ka thënë këtë përkrahje të hapur për Bashën ky, apo ia kanë futur intrigë kundërshtarët?! Kjo duhet parë: por, neve media na i ka përcjellë.

Ndërkohë, na duhet të kemi parasysh që serbëve iu janë zënë sytë nga frika e presidentit amerikan Joe Biden, i cili është hapur në mbrojtje të Kosovës dhe për çështjen e Kosovës, prandaj ndoshta Vuçiç e ka bërë këtë kalamallëk nga emocioni patologjik, sepse, siç duket, po presin që të ndihmojnë antiamerikanët të vijnë në pushtet në Shqipëri në 25 prill.

Po si ka mundësi? Pse, ky Vuçiç, Bashën dhe kryesinë e Partisë Demokratike po e prezumon si antiamerikane? Se kështu po na del logjika.

Por, megjithatë, duhet të kujtohemi se, kur frika të zë sytë, gjithmonë del në pah fëminia e radhës e të tremburit. Dhe ja ku doli... Por, humor më të fortë për t'u tallur me presidentin e Serbisë nuk ka. Po Basha, a do t'i përgjigjet? Besoj se po, se Basha nuk ka ndonjë inteligjencë të madhe politike, por është më i zgjuar se Vuçiç. Kështu që, edhe mund të distancohet me elegancë të një stili retorik.
Gjithsesi, kjo është një e drejtë e Bashës, por, kështu siç erdhi kjo çështje, humori do të shpërthejë si tallje e shqipëtarëve me Vuçiçin. Keni për t'a parë..

Pse ore serb, me vuajtjet e mëdha që ke prej kësaj kohe, vajte e na dhe neve shqiptarëve një mundësi kaq të madhe për të qeshur e për t'u tallur me ty?

Pse ore mjeran, budallenj i di shqiptarët ti?!! Vazhdo gënjeji serbët që do ta marrësh Kosovën nesër, se ke vite që po i gënjen, por mos shko me mendimin se me një infantilizëm të tillë do gënjesh dot shqiptarët.
Gjithsesi: çështja shqiptare është në një lartësi kaq të madhe historike, saqë mjerimi serb nuk e mposht dot. Por edhe diçka: do vijoni të shihni edhe më tej nivel infantil të politikës serbe, në lidhje me çështjen shqiptare...

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore