Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Listat e hapura të PS krijojnë probleme për kryetarët e partive

Listat e hapura të PS krijojnë probleme për kryetarët e

Propozimit të zotit Murrizi për të përfshirë në Kodin zgjedhor një dispozitë që do t`i jepte mundësi kryetarit të subjektit zgjedhor (partisë politike) të ishte pjesë e listës së kandidatëve në të 12 njësitë zgjedhore, PS ju përgjigj me propozimin që kjo e drejtë të ishte për vetëm deri në 4 njësi zgjedhore.

Ky propozim u miratua në Komisionin e ligjeve dhe pritet të miratohet edhe në seancën që do të zhvillohet nesër në Kuvend. E drejta e kryetarwve të partisë për të qenë pjesë e listës së kandidatëve në të 12 njësitë zgjedhore nuk është e re për legjislacionin tonë zgjedhor. Kjo ka qenë e parashikuar në Kodi Zgjedhor, 2008. Ndërkohë, është e rëndësishme të theksohet se një dispozitë e tillë është vlerësuar nga Komisioni i Venecies, në opinion e përbashkët me ODIHR, mars, 2009, për Kodin Zgjedhor shqiptar, si një "zhvillim negativ në legjislacionin zgjedhor të Shqipërisë".

Në Raportin përfundimtar të Misionit të Vëzhguesve Ndërkombëtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjen për Kuvendin, që u zhvilluan në 28 qershor 2009, theksohet dhe rekomandohet që dispozita që parashikon të drejtën e kryetarëve për të qenë kandidatë në 12 njësi zgjedhore të hiqen nga Kodi zgjedhor.

Kjo dispozitë u shfuqizua me ligjin 74/2012, datë 11.07.2012. Kodi zgjedhor që mund të miratohet e rikthen këtë dispozitë. Hap mbrapa.. pasojë vetëm e kompromiseve politike.. që kur partive politike ju leverdis, i bëjnë pavarësisht standardeve demokratike, pavarësisht se çfarë kërkohet në dokumentet e ndryshëm ndërkombëtar dhe rekomandimet që bëhen nga institucione të rëndësishme ndërkombetare si Komisioni i Venecias, OSBE/ODHIR ....

Hapja e listave edhe si është propozuar nga mazhoranca, teorikisht, mund të sjell me vete situata jo të mira për kryetarin e partisë. Mund të ndodh që kandidatë në liste të marrin me shumë vota parapëlqyese se sa kryetari. Kjo është një situatë, që në kushtet e sistemit propocional rajonal, duhet të shmanget.

Kryetari i partisë, megjithëse garon vetëm në një liste, vetëm në një rajon, në fakt çdo votë e dhënë per partine eshte , ne te njeten kohe edhe vote per te. Sistemi i kerkon zgjedhesve te votojnë për partinë, e cila në fletën e votimit identifikohet edhe me emrin e kryetarit. Ndaj propozimi i im ka qenë që kryetari i partisë të perjashtohej nga vota preferenciale.. çdo votë e dhënë për partinë të llogaritet edhe si vote e dhënë për të.

Arsyetimin se duke qenë kandidat në disa njësi zgjedhore, për kryetarin krijohen kushte më të favorshme dhe nxitësë në fushatën zgjedhore, më mirë se çdo gjë e zhvlerëson arsyetimi i kryetarit të PS... sipas të cilit, përgjegjësitë dhe detyrat e tij në fushatën zgjedhore nuk lidhen me njësinë ku ai do të jetë kandidat..ai është njëlloj përgjegjës dhe i angazhuar për zhvillimin e kësaj fushate në të gjitha njësitë zgjedhore të vendit. Ndaj, për të mos bërë hap prapa në legjislacionin zgjedhor, i bëj thirrje Kuvendit të Shqipërisë të mos e miratoj këtë dispozitë.

Ajo që mund të fitohet nga miratimi i saj, si shprehje e kompromisit, është e papërfillshme në se e krahasojmë me atë që humbasim si shoqëri, në përpjekjet për të hartuar një legjislacion zgjedhor që duhet të jetë sa më shumë dhe sa më mirë i përafruar me kërkesat e dokumenteve ndërkombëtar, rekomandimet dhe opinionet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore