Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Lista humbëse është ajo që e mbush me “anonimë pa personalitet”

Lista humbëse është ajo që e mbush me “anonimë

Luljeta Bozo ka lindur më 2 tetor 1942 në Tiranë. Ajo është një profesoreshë në fushën e inxhinierisë, dhe një nga emrat më të vlerësuar akademikë në Shqipëri. Ka botuar 33 libra profesionalë, në fushën e inxhinierisë, shkencës dhe gjeoteknikës dhe është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë.

Ende sot ajo e vazhdon mësimdhënien ne universitet. Që prej vitit 2011 ajo është anëtare e Shoqatës Amerikane për Përparimin e Shkencës(AAAS). Në vitin 2002, u përfshi nga International Biographical Centre në Cambridgeshire, ne botimin e 3-te (“The International ëho's ëho of ëomen 2002”), si një nga gratë shkencëtare më të mira të vitit.

Sa më lart janë marrë nga ëikipedia, vetëm për të dhënë një ide më të detajuar se kush është zonja në fjalë, e cila po përflitet për pranimin e ftesës së Partisë Socialiste për të qenë në listen e kandidatëve për deputetë të kësaj partie në zgjedhjet e 25 prillit.

Nga kjo ngjarje e ditës, personalisht nxjerr disa deduksione logjike, të cilat po i rendis pa lidhje me rëndësinë specifike të tyre:
1. PS dhe kryetari i saj nuk po bën një liste humbese! Lista humbëse është ajo liste të cilën, kur kryetari i partisë e di që do të humbasë zgjedhjet, e mbush me “anonimë pa personalitet” që nuk do guxojne të thonë një fjalë kundër e t’i kërkojnë të mbajë përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve.
2. Zonja Bozo, për shkak të moshës (78 vjeç) dhe karrierës profesionale të përkryer, nuk bie në bashkësinë e 30-40 vjeçarëve, të cilët, për arsye mbijetesë në politikë, rast pas rasti, vendosin në konformohen dhe të notojnë në drejtim të rrymës që buron nga nivelet e sipërme të hierarkisë partiake.

3. Duke mos pasur pretendime për një mandat të dyte vijues apo për poste ministrore, ka një probabilitet shume të larte që Prof. Bozo të flase nga podiumi i Kuvendit atë që ajo mendon e beson dhe jo çka dëshiron me patjetër lidershipi i partisë.
4. Për pasoje, niveli i përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend ka gjasë të rritet cilësisht.
5. Prania dhe fjala e saj në Kuvend mund të vendosë një standard të caktuar, të lartë, i cili do iu imponohet edhe deputetëve të tjerë, që, për të mos stonuar, do të duhet ose të flasin si ajo, ose më së paku, të heshtin. Duke krijuar një etalon, znj. Bozo do të shërbejë si shembull për t'u ndjekur nga kolegët e saj, qoftë edhe pa dëshirën e tyre të plotë. Përfundimi është gjithmonë në të mirë të zgjedhësve.

6. Prof. Bozo vështirë se do shndërrohet në atë deputetin langaraq që bredh ministri më ministri për tendera në zonën ku është zgjedhur, apo për të siguruar vende pune të pamerituara për mbështetësit e saj personal në zonë.

7. Për shkak të moshës, aktivizmi i Prof.Bozo mund të mos jetë i lartë, por kjo mbetet për t'u parë.
Nga çdo këndvështrim, prania e znj. Bozo në Kuvendin e ardhshëm është një ogur i mirë dhe na nderon individualisht, politikisht por edhe si komb.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore