Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

"Kush ndot më shumë paguan më shumë”, pse duhet të ndryshojë menaxhimi i mbetjeve urbane ne Shqipëri

"Kush ndot më shumë paguan më shumë”, pse duhet

“Kush ndot paguan” është parim i së drejtës mjedisore i pranuar jo vetëm në Shqipëri por në nivel global. Ky parim siguron mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e njerëzve nga ndotja.

Ky parim ligjor, nga njëra anë bën të mundur parandalimin ose kompensimin e demit dhe nga ana tjetër siguron një “mjedis të shëndetshëm si një e drejtë themelore e njerëzve” e sanksionuar në Konventat Ndërkombëtare, dhe në Kushtetutën e RSH.

Situata e vështirë me mbetjet në Shqipëri është prova ose fakti që vërteton se në vendin tonë  nuk janë  përmbushur detyrimet ligjore. Nuk janë  siguruar burimet e nevojshme për të mbuluar koston e menaxhimit të mbetjeve duke krijuar “plagën e rëndë” për mjedisin dhe rrezik të lartë për shëndetin publik.

"Kush ndot më shumë paguan më shumë”, pse duhet

Krijues të mëdhenj  të mbetjeve janë edhe bizneset. Sasia e mbetjeve që krijohet nga bizneset natyrshëm duhet të llogaritet sipas natyrës së biznesit. Psh. nuk mund të jetë e njëjtë sasia e mbetjeve që krijon një zyrë kontabiliteti me sasinë e mbetjeve që krijon një restorant ose një qendër tregtare. Sasia e mbetjeve mund  të llogaritet në zbatim të parimit “kush ndot paguan”.

Në zonat urbane aktivitetet e biznesit krijojnë mbetje të ndryshme të cilat përfundojnë në konteinerët e bashkisë ndaj dhe pagesa për mbetjet urbane që krijojnë bizneset nuk është e drejte të paguhet nga banorët. Pagesa për mbetjet duhet të jetë e matshme dhe e përcaktuar si pagesa për energjinë elektrike dhe ujin. Kjo do të bëjë të mundur shërimin e plagës së infektuar të mbetjeve urbane në vendin tonë.

Politikanët e kanë konsideruar “detyrimin ligjor ose tarifën për mbetjet” një taksë e cila ngrihet, ulet ose falet sipas dëshirës. Situata aktuale me mbetjet urbane në Shqipëri, është krijuar dhe do të jetë e tillë deri në zbatimin e parimit ligjor “kush ndot paguan”.

Logjika është e thjeshtë. Pa para nuk ka shërbim, pa shërbim mbetjet urbane do të hidhen vend e pa vend. Institucionet shtetërore dhe publiku më në fund duhet të kuptojnë se Zbatimi i ligjit është e vetmja mënyrë për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja që shkaktojnë plehrat.

Mbetjet nuk mund të largohen me aksione, as duke përdorur forcat ushtarake. Në të gjithë botën koston financiare për menaxhimin e mbetjeve e paguajnë ata që i krijojnë ato; banorët dhe bizneset. Pagesa për mbetjet urbane llogaritet për shërbimin e ofruar dhe peerfshin: pageseen e punëtorëve, konteinerëve, transportit, landfilldit,  insineratorit etj. Tarifa për mbetjet llogaritet sipas sasisë që banorët ose familjet krijojnë çdo muaj.

"Kush ndot më shumë paguan më shumë”, pse duhet

Sa duhet të jetë pagesa për mbetjet urbane sipas parimit “kush ndot paguan” për banorët ? Tarifa është e përcaktuar nga sasia e mbetjeve që krijohen dhe kosto e shërbimit për menaxhimin e tyre. Sasia e mbetjeve që krijohen është në funksion të nivelit të konsumit ose të të ardhurave. P.sh. banorët e Tiranës krijojnë mesatarisht 0.7-1 kg në ditë. Banorët e qyteteve me të ardhura më të ulëta krijojnë më pak mbetje.

Banorët në SHBA krijojnë 2.6 kg në ditë ndërsa në Gjermani 2.1 kg/ditë ose afersisht 1 ton/vit. Meenyra japoneze e jetesës krijon 50% të mbetjeve krahasuar me SHBA dhe Europën. Pagesa për mbetjet duhet të llogaritet duke marrë në konsideratë sasinë mesatare të mbetjeve (në ton) që krijon çdo familje dhe koston për ton që nevojitet për menaxhimin e mbetjeve. Pagesa për mbetjet duhet të jetë e përcaktuar qartësisht si detyrim ligjor nga Pushteti Lokal ose Bashkia.

"Kush ndot më shumë paguan më shumë”, pse duhet

Në Tiranë “tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave” është përcaktuar me Vendim të Këshillit Bashkiak dhe reshtre 417 leke në muaj për familje, ose 5,000 lekë në vit. Në Komunën e Prishtinës “pagesa për mbeturinat” është më e lartë 56.4 € për banesë ose 4.7 € në muaj. Pagesa duhet të jetë e mirë-argumentuar me sasinë e mbetjeve dhe me koston e shërbimit. Eshtë e mundur që tarifa mund të llogaritet sipas numrit të personave në banesë.

Për shembull Bashkia e Amsterdamit për vitin 2020 ka përcaktuar 276 €/për person/në vit tarifën e mbetjeve urbane ose 368 €/për person/në vit për banesat me më shumë se 1 person duke përfshirë dhe fëmijët. Pagesa për mbetjet mund të diferencohet në funksion të nivelit ekonomik. Për shembull zonat me vila rezidenciale me të ardhura shumë më të larta krijojnë disa here më shumë mbetje dhe duhet të paguajnë më shumë për shërbimin.

"Kush ndot më shumë paguan më shumë”, pse duhet

Janë tonelata mbetje inerte,  të cilat krijohen nga riparimet e banesave  në Tiranë  dhe hidhen nëpër Tiranë.  Ky proces duhet rregulluar, duke ngritur një sistem të posaçëm për grumbullimin dhe destinacionin e tyre si në gjithë vendet e Evropës. Që do të thotë me kontenier të posaçëm për lloje të ndryshme mbetjesh. Ky është një shërbim specifik, i cili duhet të ekzistojë dhe në Shqipëri.

Në të gjithë Evopën menaxhimi i mbetjeve është një proces që rregullohet nga sipërmarrjet private në ekonominë e tregut dhe jo nga Bashkia. Vetë biznesi duhet ta zgjidhë këtë gjë me operatorë të licencuar në  treg, që menaxhojnë mbetjet.   

Vetëm kështu zbatimi i parimit “Kush ndot paguan” vendos një drejtësi të munguar prej vitesh dhe siguron një mjedis të shëndetshëm për qytetarët. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore