
Kurba e Covid në Shqipëri, zhgarravina që nuk hedh dritë mbi situatën reale
KU ËSHTË KURBA?
Ndërsa grafiku i rasteve ditore të diagnostikuar me COVID-19 në Shqipëri anon më tepër nga zhgarravina (megjithë tendencën e qartë në rritje), epidemiologët dhe shkencëtarët e të dhënave detyrohen të përdorin metoda analitike për të hedhur sadopak dritë mbi atë që po ndodh realisht me epideminë e COVID në Shqipëri.
Një prej këtyre metodave është përdorimi i mesatares javore në vend të rasteve ditore. Tashmë grafiku merr një pamje më të qartë dhe kuptohen dy tendenca.
Tendenca e parë: deri në fillim të qershorit, mesatarja javore ka patur ulje ngritje të çrregullta, por pa e kaluar mesataren ditore prej 23 rastesh. Këto luhatje duket sikur kanë ndjekur masat tekanjoze të marra gjatë ditëve të karantinës.
Tendenca e dytë: nga mesi i qershorit e në vijim, rritja e numrit të rasteve është konstante dhe me tendencë rritje graduale.
SI QËNDRON E VËRTETA?
Zhgarravina dhe grafiku me rritje konstante nuk janë të besueshëm. Në rastin më të mirë, variacionet e tipit “made in Albania” mund të shpjegohet me numrin e ulët të testimeve. Në rastin më të keq, grafikët mund të jenë rezultat i një sërë gabimesh teknikë apo njerëzorë, ku mund të veçohen paaftësia në gjurmim, aplikimi i testit jo sipas indikacioneve epidemiologjike, etj.
SIDOQOFTË, NË THEMEL TË PROBLEMIT QËNDRON NUMRI I PAMJAFTUESHËM I TESTIMEVE.
Duke gjykuar nga numri i vdekjeve nga COVID gjatë muajit korrik (93 raste), numri i personave të infektuar gjatë periudhës 10 qershor deri 10 korrik vlerësohet në afërsisht 18,000 persona. Gjatë të njëjtës periudhë, janë diagnostikuar më pak se 2,000 persona (saktësisht 1,979), pra 9 herë më pak se numri i vlerësuar i të infektuarve. Duket qartë se testimi dhe gjurmimi arrijnë të kapin vetëm majën e ajsbergut COVID-19 në Shqipëri.
NË SE PËR TË KONTROLLUAR COVID NEVOJITEN TË DHËNA TË BESUESHME TË SURVEJANCËS EPIDEMIOLOGJIKE, EVIDENCA SHKENCORE DHE PËRVOJË MJEKSORE E KONSOLIDUAR, PËRGJIGJA E DERITANISHME SHQIPTARE ÇALON DHE RRËZOHET QË NË KËRKESËN E PARË.
GRAFIKËT E NGJASHËM ME SHARRËN DHËMBË-THYER DHE EPIDEMIOLOGJIA E ÇANTËS SË ZEZË DUHET T’U LËNË VENDIN SA MË SHPEJT TESTIMEVE BAZUAR NË NEVOJAT, METODAVE INTELIGJENTE TË HETIMIT EPIDEMIOLOGJIK DHE GJURMIMIT DIXHITAL. KOHA PËR TË VEPRUAR ËSHTË TANI!

"Plehrat" dhe zgjedhjet
Historia e plotë >
A duhen njoftuar vdekjet në Facebook?
Historia e plotë >
“Zona gri” janë më të vendosurit
Historia e plotë >
E mbani mend këtë masakër mjedisore?!
Historia e plotë >
Kufiri i ndarjes së thellë mes Shqipërisë dhe Kosovës
Historia e plotë >
Një leksion falas që na dha kardiologu i pasur
Historia e plotë >
ANALIZA: Sovraniteti dhe të drejtat sovrane në hapësirat detare
Historia e plotë >
“Për’puthen” shijet e shqiptarëve për spektakle televizive
Historia e plotë >
BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
E shtuna ‘premton’ mot me diell, por të dielën pritet...

Mjekët, thirrje qeverisë: Mbyllni 1 muaj shkollat, lokalet dhe urbanët, mos mendoni për zgjedhjet

Vaksinat anti Covid, Manastirliu: Në 10 ditët e para të marsit vijnë mbi 14 mijë doza nga COVAX
Biznes

Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >

