
Kufiri i ndarjes së thellë mes Shqipërisë dhe Kosovës
Një orë para mesnate, katër orë pas mbylljes së kutive të votimit, në Kosovë u mësua se kush ishte fituesi i zgjedhjeve. Ndërsa sot në orën 09.00 kishte përfunduar numërimi në 99 përqind në qendrat e votimit.
Numërimi u zhvillua në kushte ekstreme me temperatura më poshtë se minus dhjetë gradë nën zero. Sot Kosova u zgjua me një fitore të madhe të demokracisë, fituesit shpallën fitoren dhe humbësit pranuan rezultatin.
Organizimi perfekt nuk ishte fitorja e vetme e zgjedhjeve të djeshme në Kosovë. Kosova i ka dhënë të drejtën e votimit edhe diasporës, një hap pothuajse i pamundur ky për Shqipërinë.
Kjo është tabloja e një procesi zgjedhor që gjithkush nga Shqipëria e shikon me admirim, këndej dhe andej kufirit mes shqiptarëve ekziston një dallim drastik në organizimin e zgjedhjeve. Kosova është një demokraci shumë e re dhe politikës atje shpesh i janë dhënë leksione nga profesorët e Tiranës. Por në organizimin e zgjedhjeve, Kosova përballë Shqipërisë është në pozicionin e profesorit me nxënësin mbetës.
Zgjedhjet në Kosovë u organizuan shpejt në kushte ekstreme moti, pa asnjë incident por ajo që është shumë më e rëndësishme pa asnjë kontestim.
Në mënyrë shembullore, politikanët shqiptarë të Kosovës uruan fituesit para mesnatës duke pranuar rezultatin e humbjes. Ndërsa Shqiptarët politikanë të Tiranës ende sot e kësaj dite nuk pranojnë rezultatet e zgjedhjeve të zhvilluara shumë vite më parë.
Ky është vetëm një krahasim i vogël i standardeve shumë të kundërta në Kosovë dhe Shqipëri, shtete që dje u ndanë thellësisht jo vetëm nga kufiri administrativ që një ditë do të hiqet por edhe nga një kufi krijuar nga standardet shumë të ndryshme të zgjedhjeve, të cilat dje në Kosovë ishin perëndimore, ndërsa në Shqipëri janë ende si të republikave ruse./Top Channel

Pse janë kaq të shqetësuar dhe të irrituar krerët e politikës në Serbi?
Historia e plotë >
"Plehrat" dhe zgjedhjet
Historia e plotë >
A duhen njoftuar vdekjet në Facebook?
Historia e plotë >
“Zona gri” janë më të vendosurit
Historia e plotë >
E mbani mend këtë masakër mjedisore?!
Historia e plotë >
Një leksion falas që na dha kardiologu i pasur
Historia e plotë >
ANALIZA: Sovraniteti dhe të drejtat sovrane në hapësirat detare
Historia e plotë >
“Për’puthen” shijet e shqiptarëve për spektakle televizive
Historia e plotë >
Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Gjyqi ndaj "Shqip"/ Paditë që synojnë t’ua mbyllin gojën gazetarëve ...
Historia e plotë >
Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe proc...
Historia e plotë >
Rëndohet situata e pandemisë në Shqipëri, 9 qarqe zona të kuqe, shpresa e vetme janë vaksinat

Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, 15,210 dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

