
Konflikti pa kthim/ Kush do e fitojë ‘luftën’ mes dyshes Berisha-Basha
Kuvendi i 11 dhjetorit me vendimet e tij për ndryshimin e ‘Kushtetutës’ së Partisë Demokratike dhe shkarkimet e ndërmarra, ku më i rëndësishmi është ai i kryedemokratit Lulzim Basha, nga njëra anë, dhe vendimet e Kryesisë për të ndëshkuar ‘rebelët’ nga ana tjetër, e kanë futur partinë më të madhe opozitare në një konflikt pa kthim.
Ndonëse deri në momentin e fundit shpresohej në një gjuhë të përbashkët për të mirën e demokratëve dhe një opozite më të fortë e të bashkuar, vendimet dhe kundërvendimet e marra në të njëjtën datë, tregojnë përçarjen e thellë.
Në këtë situatë, pyetja që me të drejtë ngrihet nga të gjithë shqiptarët është se kush do e fitojë këtë luftë brenda llojit, Lulzim Basha që ka edhe përkrahjen e SHBA, e cila u konfirmua edhe më 9 dhjetor, apo lideri historik Sali Berisha, i cili ka Departamentin Amerikan të Shtetit kundër, por përkrahet nga baza e Partisë Demokratike. Kjo e fundit e tregoi mbështetjen e saj më 11 dhjetor, ku veç 4935 delegatëve, pjesëmarrës në këtë ‘manifestim force’ ishin edhe rreth 10 mijë simpatizantë demokratë, që mbushën Arenën Kombëtare.
Teksa Lulzim Basha paralajmëroi kallëzim penal për shpërdorim dhe falsifikim të simboleve të Partisë Demokratike, nga kontaktet me deputetë përkrahës të lëvizjes së z.Berisha, shprehen se përsa kohë gjithçka ndodh kur ata janë të zgjedhur si deputetë të PD, askush nuk mund t’i ndalojë të përdorin këto simbole, për të cilat edhe janë përballur me qeverinë në zgjedhje. Nga ana tjetër tashmë mbetet për tu parë se me çfarë argumentesh ligjore përfaqësuesit e kryedemokratit Basha do të mbrojnë pretendimet e tyre.
Por ajo që tashmë është thuajse e sigurt ka të bëjë me faktin se ky është një konflikt pa kthim e patjetër do të ketë një humbës e një fitues. A do ta ‘mundë’ Kuvendi i 18 dhjetorit këtë të 11-ës? Kush do ta fitojë betejën gjyqësore që pritet të nisë së shpejti?


Këshilli i Lartë Gjyqësor shkeli ligjin në dëm të qytetarëve
Historia e plotë >
A është ky fundi i Boris Johnson?!
Historia e plotë >
Fitore apo dorëzim? Ja cilat janë synimet e vërteta të Putin dhe Zelensky-it
Historia e plotë >
Pse është trembur Saliu nga presidenti i zgjedhur rishtas Bajram Begaj?
Historia e plotë >
Do kemi një president apo një yzmeqar?!
Historia e plotë >

Berishën do të vijnë helikopterët e SHBA ta marrin
Historia e plotë >
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Ulet nafta/ Bordi vendos çmimet e reja, ja sa do kushtojnë karburantet n...
Historia e plotë >
VIDEO/ Policia nxjerr “tmerrin” e shoferëve në rrugë, ata që s’respektojnë këmbësorët në vizat e bardha e pësojnë keq

Vala e re e pandemisë në vjeshtë? Ekspertët hapin alarmin, jemi drejt rikthimit të ...

Polemikat për provimin e biologjisë/ Publikohen rezultatet: 59 maturantë ekselentë, ja sa ngelësa janë
Aktualitet




