
Konflikti në PD/ Tre propozime nga rrëfimi pendues i Edi Palokës
Edi Paloka u shfaq i penduar dje duke pranuar që kishte punuar për vjedhjen e votave për të rizgjedhur Lulzim Bashën si kryetar të partisë. Nuk dua të komentoj nisur nga fakti që unë jam viktimë direkte e vjedhjes së votave në PD. Nuk komentoj as rrëfimin e këtij mëkati të pafalshëm të Palokës.
Dua të ngre tre kërkesa që nën dritën e deklaratës së Palokës janë më të domosdoshme se kurrë për të ardhmen e PD-së:
1. Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen duke mundësuar që në PD të ketë garë për kryetarin. Vetëm fakti që solli Paloka është në vetvete detyrim që Basha të japë menjëherë dorëheqjen.
2. PD duhet të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si administrohet: duhet të krijohet një administratë partiake profesioniste, e paanshme në organizimin dhe administrimin e të gjitha aktiviteteve partiake përfshi zgjedhjet e brendshme.
3. PD ka nevojë të ndërrojë urgjentisht jo vetëm kryetarin, por edhe elitën e saj drejtuese. Shumë drejtues të lartë, si mes atyre që mbështesin Bashën edhe atyre që mbështesin Berishën, janë kompromentuar rëndë dhe nuk mund të jenë pjesë e drejtimit të PD-së në të ardhmen.
Nëse këto tre kërkesa do të plotësohen, ato do sjellin edhe një rezultat jetik për të ardhmen: unifikimin e PD-së me një kryetar dhe ekip të ri drejtues dhe një vizion të ri për të ardhmen.

Berishën do të vijnë helikopterët e SHBA ta marrin
Historia e plotë >

Është urgjente, të shpëtojmë rininë. Një mjeke e ardhshme nën hetim!
Historia e plotë >
Kush e mund me vota Sali Berishën?
Historia e plotë >
Kush dhe si po mposhtet ushtria ruse?
Historia e plotë >
As kërriç, as viç!
Historia e plotë >
Rusia do ta humbasë LUFTËN, por edhe peshën gjeopolitike!
Historia e plotë >

A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Një tjetër i arrestuar "kërcënon" të kthehet në të penduar: Do rrëfej li...
Historia e plotë >
Enesi dhe Sonjela në gjendje të rëndë/ Top Channel merr përsipër të fina...
Historia e plotë >
Sëmundja që po frikëson Europën/ Lija e majmunit vjen në kufi me Shqipërinë

Ekspertët kundër publikimit të pagave: Është e kundërligjshme dhe do nxisë konflikt social

Tirana në 'shtetrrethim' më 25 maj / Mbyllen edhe shkollat e universitetet, ja vendimi
Aktualitet




