Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Kolonel Shaberi i Balzakut dhe beteja e pakuptueshme me kohën!

Kolonel Shaberi i Balzakut dhe beteja e pakuptueshme me kohën!

Në Parisin e vitit 1818, avokati Dervil pranon të takojë një të moshuar veshur tmerrësisht keq. Quhej Iasent Shaberi dhe njihej si hero i luftës së Napolonit dhe kish qenë i martuar me Roza Shapotelin. Por gjatë betejës së Ejlaut, në vitin 1807, ai u plagos rëndë dhe pas pak kohësh u konsiderua nga ushtria e më pas nga familja i vdekur…

Plaku i gjorë tenton t'u tregojë të njohurve se si, përmendur mes një pirgu kufomash në një hendek, arriti t’u mbijetonte për mrekulli plagëve. Por ai gëzim i pamatë i idesë së rikthimit në Paris i kthehet në zhgënimin e madh, pasi askush nuk beson se ai është gjallë. Vetëm avokat Dervilë e dëgjon dhe si avokat i së shoqes së Shaberit i rrëfen se e shoqja është kontesha Ferro dhe ka një jetë mondane. Ka përdorur të ardhurat nga pensioni si hero i të shoqit dhe është martuar tashmë me kontin Ferro.

Në qytet, Shaberin e nderojnë si hero dhe vetëm për të tillë e mbajnë mend, por askush nuk beson më në praninë e tij fizike, në rikthimin e tij. Madje, askush nuk është gati ta pranojë, pasi ai tashmë i përket historisë. Avokati Dervil pranon ta ndihmojë kolonelin, por Shaberi nuk ka mundur t’i sjellë dokumentet nga Gjermania ku ishte shënuar me dëshmi se si doli i gjallë nga ai hendek kufomash. Avokati i propozon ish-bashkëshortes së kolonelit një ujdi me të. Ironikisht ajo e admiron vetëm si hero ish burrin, por nuk mund ta pranojë si të gjallë, pasi tashmë jeta rreth saj ka ndryshuar, bota është krejt tjetër.

Kjo është historia e ardhur nga pena e Honore de Balzak, në novelën "Kolonel Shaberi"- e trishtë, ironike, por njëkohësisht edhe një këshilltare e domodoshme e njeriut për të kuptuar se shumë gjëra në jetë kanë kohën e vet. Pak rënëdësi nëse ke vendour ti vetë për atë që të ka ndodhur, apo nëse fati ka vendosur për ty.

Dokumenta bashkëngjitur

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore