Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Keni dëgjuar tmerret nga India për Covid? Shifrat e infektimeve të shtetit më të populluar në botë

Keni dëgjuar tmerret nga India për Covid? Shifrat e infektimeve

"9% e të gjitha statistikave ilustron vetëm 49% të realitetit.” Cit.: Ron DeLegge II. Miqtë e mi, ju kanë tmerruar lajmet nga India kohët e fundit? Keni parë shifrat e larta të njerëzve me COVID-19 në Indi. Keni parë spitalet plot me njerëz të shtrirë në tokë në Indi. Por a e keni studiuar vetë shtetin e Indisë?

India përbën gati 18% të popullatës botërore, ose ndryshe 1 ndër 6 vetë në botë jeton në Indi. Si rrjedhojë edhe numrat absolutë janë shumë të lartë në Indi. Në një vit pandemi, në Indi kanë vdekur: 242.398 persona me COVID-19, ose 664 persona në ditë (shpërndarj johomogjene).

Por askush nuk e vret mendjen se në Indi: 2.000 vetë në ditë vdesin nga diarrea, 1.200 vetë në ditë vdesin nga tuberkulozi, 500 vetë në ditë vdesin nga aksidentet rrugore, 10.3% e vdekjeve totale janë në moshën 0-1 vjeç. Detaje: https://censusindia.gov.in/vital.../causesofdeath.html

Matematika na vjen sërish në ndihmë, duke e përllogaritur numrat e rasteve dhe vdekjeve me COVID-19 në shkallën e rasteve për një milion banorë.

Dhe çfarë vëmë re? India është në kurs krejtësisht të pritshëm për këtë sëmundje, madje është shumë më mirë se shumë shtete të tjera.

Në grafikë mund të shihni krahasimin: Indi kundrejt Bashkimit Europian dhe SHBA-së; Indi kundrejt Ballkanit Perëndimor; Indi kundrejt Italisë, Spanjës dhe Britanisë së Madhe.

Vini re se edhe Shqipëria e tejkalon Indinë në kurbën e pandemisë qoftë të rasteve të reja, qoftë të vdekjeve me COVID-19.

Kujdes: edhe India vuan nga nënraportimi, pra nga testimet e ulëta që nuk lejojnë të shohim krejt pamjen, por kurba e saj është shumë poshtë shteteve të zhvilluara, të cilat gjithashtu deklarojnë se nuk i gjejnë dot të gjitha rastet.

Ref.: Pulla P. What counts as a covid-19 death?BMJ2020;370:m2859.

Por, përveç faktit që popullata e Indisë është kaq e madhe dhe shifrat absolute janë ato që pasqyrojnë rëndom mediat, duke “harruar” shifrat relative, a ka arsye të tjera për këtë gjendje në Indi?

Patjetër që po miqtë e mi! India është India dhe pandemia është pandemia! Së pari, India është ndër shtetet më të varfëra në botë, ku 68.8% e popullatës (mbi 800 milionë vetë) jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Ref.: https://www.soschildrensvillages.ca/.../poverty-in-india-602

Së dyti, dihej që lockdowni e kishte ulur transmetimin në Indi, por kur ai të hiqej do të rishpërthente pandemia, pasi lockdownet shërbejnë vetëm për ta shtyrë valën, jo për të zhdukur pandeminë.

Ref.: Gupta M, et al. Transmission dynamics of the COVID-19 epidemic in India and modeling optimal lockdown exit strategies. Int J Infect Dis2021;103:579-89.

Së treti, rekomandimi i shtimit të testimeve dhe i autoizolimit ka rënë në vesh të shurdhër, dhe India më 27 prill 2021 deklaronte 1.75 milionë testime/ditë, ndërkohë që vetëm Britania e Madhe bënte 500.000 testime në ditë. Ref.: https://ourworldindata.org/.../full-list-covid-19-tests...

Së katërti, më 11 maj 2020, pas heqjes së lockdownit të parë, komisioni qeveritar “NITI Aayog” deklaroi: mungesë të pajisjeve mjekësore (testime, PPE, maska, ventilatorë), raport të ulët mjek:popullatë (1:1445) raport të ulët shtretër spitalorë:popullatë (0.7:1.000), dhe
raport të ulët të ventilatorëve mekanikë (rreth 40.000 për 1.3 miliardë persona).
Ref.: http://niti.gov.in/covid-19-india-swot-analysis

Së pesti: KOMUNIKIMI I GABUAR I QEVERITARËVE.

Në veçanti, në fillim të marsit 2021, Ministri i Shëndetësisë, z. Harsh Vardhan deklaroi se India ishte "në fund të lufës” kundër Covid-19. Gjithashtu, ai lavdëroi lidershipin e Kryeministrit të Indisë, Z. Narendra Modi, si një "shembull botëror i bashkëpunimit ndërkombëtar", pasi që nga muaji janar 2021, India kishte filluar të dërgonte vaksina në shtetet e tjera, si pjesë e “diplomacisë vaksinore”.
Ref.: https://www.bbc.com/news/world-asia-india-56771766

Së gjashti: mungesa e vaksinave.

Në fakt, edhe pse është një superfuqi prodhimi farmaceutik, India nuk po arrin dot të vaksinojë popullatën e saj.

Ref.: Thiagarajan K. Covid-19: India is at centre of global vaccine manufacturing, but opacity threatens public trust. BMJ2021;372:n196.

Së shtati: hapja e shoqërisë u bë e pakontrolluar madje e inkurajuar nga qeveria, duke i hapur rrugën eventeve politike zgjedhore, riteve fetare, komunitare, etj.

Ref.: https://www.irishtimes.com/.../millions-gather-at-ganges...

Së teti: si rrjedhojë, infeksioni i cili më parë ishte i izoluar në zonat urbane në valët e para, tashmë u spostua në zonat rurale, ku aktualisht po zbulohen mbi 80% e rasteve.

Zonave rurale praktikisht u mungon shërbimi shëndetësor dhe paraqitja në spitale ndodh shumë vonë për shkak të vonesës së transportit dhe distancave shumë të mëdha.

Ref.: Malani A. Seroprevalence of SARS-CoV-2 in slums versus non-slums in Mumbai, India. Lancet Glob Health2020;(Nov).
Chaba AA. In second wave, Covid claiming more lives in rural Punjab than urban pockets. Indian Express. 29 Apr 2021.

Së nënti: VARIANTET E REJA, a kanë rol?

Në dhjetor 2020, një grup prej 10 laboratorësh shtetërorë (INSACOG) filloi sekuencimin e varianteve, por numri i testimeve është i ulët dhe vetëm 1% e kampionëve sekuencohen, ndërkohë që në SHBA dhe UK sekuencohen përkatësisht 4% dhe 8% e kampionëve.
Varianti B.1.617, i cili është zbuluar që në tetor 2020 në Indi, përbën <1% të sekuencimeve aktualisht në UK dhe dinamika e tij po vlerësohet nëse është apo jo variant dominant.

Ref.: Public Health England. Confirmed cases of COVID-19 variants identified in UK. Apr 2021.

Për momentin OBSH e deklaron Variant Interesi dhe jo Variant Shqetësues.
Ref.: WHO COVID-19 Weekly Epidemiological Update 25 April 2021.

Pra, miqtë e mi, përpara se sillemi emocionalisht nga imazhet dhe mesazhet mediatike, le te mendojmë konjitivisht dhe të analizojmë faktet.

Edhe pse në këtë shkrim pasqyrohen shumë të dhëna, është vetëm një pikë ujë në informacionin pa fund të një shteti aq të madh dhe aq larg sa India.

Keni dëgjuar tmerret nga India për Covid? Shifrat e infektimeve

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore