Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Kampion në karate dhe truprojë i ish-udhëheqësit komunist, por një prej kryeministrave më të suksesshëm në Ballkan

Kampion në karate dhe truprojë i ish-udhëheqësit komunist,

Kishte fituar 3 zgjedhje parlamentare (2009, 2013, 2014), 1 zgjedhje presidenciale (2011) dhe 4 zgjedhje europiane (2007, 2009, 2014, 2019), si dhe 1 zgjedhje si kryetar bashkie i Sofies, përpara se këtë fundjavë të fitonte edhe zgjedhjet e katërta parlamentare (2021). Bëhet fjalë për kryeministrin Boyko Borisov dhe partinë e tij GERB në Bullgari.

Në memorien historike njihet si ish bordigardi i udhëheqësit të fundit komunist Zhivkov dhe më pas edhe i ish kryeministrit Simeoni II, një kampion në karate dhe major në ish shërbimet e sigurisë, - por tani statistikisht është një nga kryeministrat më të suksesshëm e më jetëgjatë në post në Ballkan.

Natyrisht ai është legjitim në secilën zgjedhje të bërë, shumica e qytetarëve të vendit të tij e mbështesin, ai ka konkurruar dhe fituar, është dorëhequr dhe është rikthyer, ka bilance pozitive dhe kritike, ka suksese dhe skandale, e drejton për herë të katërt një vend anëtar në BE.
Në demokraci fituesi caktohet nga vota, kritikat vlejnë dhe statistikat të bëjnë rekordmen në pushtet, në zyrë, në politikë.

Por duke lexuar një sondazh të një instituti prestigjioz në Sofie, më bëri përshtypje një e dhënë: vetëm 11% e brezit të ri e shihnin atë si model politik që duan t’i ngjajnë, dhe 100% e atyre ishin anëtarë votues të partisë së tij! Pra, tjetër është pushteti dhe fitorja në shifra dhe tjetër modeli dhe trashëgimia që lë pas, - një këshillë që vlen edhe për Shqipërinë, në vendin ku nga 3 pushtetarët më jetëgjatë në post një u dënua pas vdekjes edhe me prishjen e varrit të tij, tjetri u detyrua të vetëvritej, tjetri emigroi për të mos i lejuar më kthimin në atdhe. Kurse këta të tranzicionit ende po na mbajnë në tranzicion, me dallimin se militantët e tyre i duan dhe i shohin si modele frymëzuese shumë më tepër se çdo model tjetër politik, madje shumë më tepër sesa edhe vetë Shqipërinë!

Kampion në karate dhe truprojë i ish-udhëheqësit komunist,Kampion në karate dhe truprojë i ish-udhëheqësit komunist,Kampion në karate dhe truprojë i ish-udhëheqësit komunist,

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore