Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Ish-deputeti i LSI, Gjoni: Basha, Berisha, Meta dhe Kryemadhi të ikin, LSI brenda dy vitesh pushon së ekzistuari

Ish-deputeti i LSI, Gjoni: Basha, Berisha, Meta dhe Kryemadhi të ikin, LSI

Duam apo s’duam, Partia Socialiste & Edi Rama i kanë fituar zgjedhjet parlamentare qartazi dhe pa lënë asnjë hapësirë për kontestim. Me trishtim   më duhet t’i them ‘Good Luck’ 
Partia Demokratike e Shqipërisë ka humbur rëndë, për të disatën herë, pa mundur të frymëzojë atë bashkësi të madhe shqiptarësh të inatosur me arrogancën e korrupsionin e rilindjes.

Lëvizja Socialiste për Integrim  ka një shtrydhje ulëritëse deri në avullim të partisë, e cila i kishte të gjitha shanset para 4 vjetësh të kontribuonte në koalicion për Shqipërinë e të rritej si lëvizje. E si mund të ndodhte ndryshe???

Ky rezultat duhet lexuar me shumë kujdes nga të gjithë ne opozitarët e vërtetë, dhe me përgjegjësi maksimale prej atyre që i humbën këto zgjedhje.

Kjo do të thotë pikë së pari që Lulzim Basha  si humbës për të katërtën herë (3 herë në garë e 1 herë në tavolinë) duhet të japë dorëheqjen menjëherë, pa vonesa e të largohet si një aktor i paaftë politik e si një i përkëdhelur i Doktorit. As njëri e as tjetri, nuk i duhen më as dreqit, e jo më Parlamentit.

PD duhet të hapet për njerëz normalë që ndjehen natyrshëm të djathtë e të gatshëm për t’a riformatuar e rindërtuar atë parti sipas një modeli evropian modern e mbi baza të vërteta demokratike. PD është aset kombëtar, jo SH.P.K. e as pronë private.

Monika Kryemadhi  duhet të japë dorëheqjen gjithashtu për shkak të paaftësisë së saj për të ruajtur një parti që bashkëshorti i saj ia la me 19 deputetë. Përndryshe, LSI do të pushojë së ekzistuari brenda dy vjetësh.

Pas tyre, i takon Presidentit Ilir Meta të mbajë fjalën e të dorëhiqet nga posti më i lartë i shtetit. Në të tilla momente duken burrat dhe unë për të tillë e kam pas njohur!

Nuk ju kemi më borxh asnjë sekondë të jetës sonë, asnjë grimcë vëmendjeje e mbi të gjitha të ardhmen e fëmijëve tanë. Mjaft  luajtët e u tallët me dëshirën tonë të pastër për t’a bërë këtë vend! 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore