Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

I dashur Sabit! Na ike para kohe, të jam mirënjohës për...

I dashur Sabit! Na ike para kohe, të jam mirënjohës për...

I dashur Sabit! Miku im i vyer! Mezi mblodha veten për të shkruar dy fjalë për ty , mik i shtrenjtë! Të kam pasur mik të afërt që nga koha e jetës studentore ku dalloheshe për karakterin tënd që e kisha zili!

Më pas kemi bashkëpunuar në aktivitetin e departamentit të Kardiologjisë ku ti ke qenë një nga kontribuuesit e mëdhenj të specialitetit të kardiologjisë ne veçanti në kabinetin e Ekokardiografisë. Unë e kam në memorien time të pashlyer kontributin që ke dhënë si pedagog i Kardiologjisë , si Dekan i Fakultetit të Mjekësisë dhe me pas si Ministër i Shëndetësisë.

Të jam mirënjohës pa fund për kontributin tënd në ecjen përpara edhe të reanimacionit të kardiologjisë që unë drejtoja duke më mbështetur pa rezerva në këtë rrugë të vështirë.

Të faleminderit edhe për bashkëbisedimet konstruktive dhe në të njëjtën linjë lidhur me zhvillimet politike të shoqërisë shqiptare.

I dashur Sabit! Të kam vlerësuar pa fund për ndershmërinë në qëndrimet e tua, për kurajon, sinqeritetin dhe shprehjen e opinioneve te tua në raport me mjekësinë dhe shoqërinë shqiptare të viteve të pambarimta të tranzicionit shqiptar. Ti do të mbetesh për mua dhe mjaft intelektualë shqiptarë si shembull burrërie, sinqeriteti dhe atdhetarizmi të spikatur!

U largove para kohe miku im i dashur, në këto kohe kur prania jote  ishte me shume vlerë për shoqërinë tone duke na lënë boshllëk dhe trishtim të madh për njerëzit, sidomos të sëmurët që ju shërbeve pa kursim deri në fund të jetës , por edhe për komunitetin e kardiologjisë shqiptare të cilës nuk ju ndave deri ne fund, por që të jesh i sigurt se do të jesh i paharruar në memorien e tij historike!

Të qoftë dheu i lehtë miku im i paharruar! Ngushëllime të ndjera për familjen tënde të respektuar dhe për komunitetin kardiologjik shqiptar! Me respekt te pafund! Miku yt!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore