Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Hekurudha Prishtinë-Durrës kushton 2 miliardë euro dhe projekti i mbretit Zog

Hekurudha Prishtinë-Durrës kushton 2 miliardë euro dhe projekti i

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar 2 miliardë e 5 milion euro për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Prizren-Durrës. Kurse, marrëveshja në Uashingtonit Kosovë-Serbi ka nxjerrë në pah fuqinë ndërlidhëse që ka Kosova në Ballkan dhe më gjerë në infrastrukturën hekurudhore, tokësore dhe ajrore.

Treni dhe lidhja hekurudhore e Prishtinës, Prizrenit deri në Durrës dhe anasjelltas, është çelësi i suksesit të këtij zhvillimi për Kosovën. Kjo qasje strategjike e avancon, përparon dhe zhvillon Hekurudhat e Kosovës, në veçanti rritë zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Njëherësh ndërlidhë pjesë të projketit ndërkombëtarë R10 të nënshkruar në Vjenë në vitin 2015 nga Qeveria e Kosovës në vlerë prej 94.5 milion euro.

Transporti i mallrave përmes hekurudhës nga Porti i Durrësit për në BE, është esencial për zhvillim të Kosovës, e veçantë Shqipërisë.

Në Samitin e Berlinit në vitin 2014 zonja Merkel ndau 2 miliard euro e 5 milion euro për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Prizren-Durrës. Në Samitin e Triestes, Kryeministrat e Ballkanit nënshkruan “Traktatin e Komunitetit të Transportit”. Asnjëra Qeveri, as ajo shqiptare e as ajo kosovare nga 2017 e deri me sot nuk kanë bërë asnjë hap pozitiv në këtë drejtim. Paratë janë të garantuara. Projekti ekziston. Tash mbetët të fillojmë punën. Nuk ka asnjë pengesë as ligjore e as pronësorë në këtë trase.

Në vitin 1933 Mbreti Zog në Durrës, mblodhi mendjet shqiptarë dhe përuroi ndërtimin e Hekurudhës Durrës-Prizren. Në vitin 1937-1939 ky projekt u realizua nga gjyshi im Prekë Gjergji dhe Franë Duhani me ekipin e tyre.

Gjatë pushtimit gjerman i Shqiptarisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, është iniciuar projekti, edhe pse Gjermania asokohe ka marrë përkushtimin, në kohë lufte çmimi ishte i madh. Një kopje e projektit mbeti në Berlin. Natyrisht se Gjermania e mbajti fjalën – madje tash kur kemi nevojë mese shumti. Kancelarja Angela Merkel alokon €2.05 miliard për këtë projekt.  

Porti i Durrësit kur lidhet me HEKURUDHË; të gjitha mallrat i shkarkon në Vjenë brenda 25 orëve. Hekurudha Durrës – Prishtine zgjatë 5 orë; Prishtine – Beograd 8 orë dhe Beograd – Vjenë 12 orë. Kjo e shkurton për 3 ditë çdo transport malli që do të shkarkohej në Portin e Opatisë.

Po ashtu,  rreth 3.5 ditë më shpejtë se nga Porti i Selanikut. Kjo jo vetëm që e bën Portin e Durrësit më të madhin në Ballkan, por do ta rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrë marramendëse.

Një kopje e këtij projekti i është dhënë ish-kryeministrit Mustafa, Presidentit  Thaçi dhe Kryeministrit Rama. Projekti i ri për lidhje Ballkanike më TREN të shpejtë për udhëtarë – vetëm sa e shton nevojën dhe fuqinë e këtij projekti.

Avancimi i sistemit Digjital të Hekurudhave të Kosovës, që aktualisht është pjesë e Unazës Optike të Telekomit të Kosovës mundëson një avancim edhe për trenat e shpejtë në të ardhmen – jo vetëm në Kosovë, por edhe një lidhje optike me trenat e Evropës.  Mundësia ekziston, hapat dhe veprimet duhet të merren në procesin sa më të shkurtër.

Në vitin 2017, një takim me Kryetarin e Zagrebit, Bandiç, u akorduam që të na e dhuroi një Tramvaj. Sot, mund ta bëjmë realitet – ta lidhim Fushëkosovën me Prishtinën me Tramvaj – përskaj hekurudhës aktuale deri në Prishtinë. Hapësira dhe mundësia ekziston.

Ky veprim do ta rriste dhe do ta shtonte tej mase shkallen e investimeve matanë hekurudhës ndërmjet Fushë- Kosovës dhe Prishtinës. Pra, instalimi i një Tramvaji do ta rriste mirëqenien, investimin dhe prosperitetin e qytetarëve të te dy (2) komunave – që tashmë më janë lidhur mes vete.

Investimi në trasenë e Tramvajit do të ishte rreth 5 milion euro, por kthimi i këtij investimi në 3 vjet radhazi do të ishte mbi €15 milion investime – jo vetëm në qasjen më të lehtë të udhëtarëve – por edhe të gjitha investimeve tjera përreth dhe përgjatë trasesë së tramvajit. Veprimi i njëjtë mund të vazhdohet edhe në Prizren duke lidhur Prizrenin me Landovicën; nga ku lidhet hekurudha e re për Durrës; si dhe stacioni i ri i trenit të Prizrenit.

Në kuadër të Hekurudhës Durrës – Prizren – Prishtinë , mund të implementohet edhe gypi i gazit nga Adriatiku. Në këtë mënyrë Kosova rretë vlerën e saj në tregun rajonal, por edhe fuqinë vendimmarrëse në kuadër të Mini-Shengenit si faktor me rëndësi të veçantë veprimi.

*Shkrim i mbërritur në redaksinë e Gazeta "Shqip", autori është njohës i mirë i çështjeve strategjiko-ekonomike.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore