Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Ç’është ky 13 shtator fatal?

Ç’është ky 13 shtator fatal?

Jo, jo, jo, jo...profesor Sabit Brokaj...nuk dua ta besoj nuk dua ta pranoj...mik i shtrenjtë...njeriu me vlera..mjeku i shkëlqyer...intelektuali i përkorë ...Profesor të pash dje te kafja pranë shtëpisë ishe me bashkëshorten...diçka po lexoje në telefon. Pata në çast një dilemë t’i flas apo mos e shqetësoj...

Nuk ju fola. Gabova. Bisedat tona të gjata ajo qetësia juaj, argumentimi dëgjimi i vëmendshëm, kuraja dhe serioziteti në çdo gjë që thoshit dhe bënit.

Nuk dua ta besoj që ajo zemra juaj fisnike që shëroi dhe shpëtoi aq shume zemra sot në mëngjes e lodhur u ndal... ç’është ky 13 shtatori fatal. Oh profesor sa me ligështove. Çfarë dhimbje. Jam i shtangur. O burrë i rralle...ajo bujaria juaj. Nuk mund ta mendoj që nuk do takohemi më.

Shqipëria humbi një tribun dinjiteti një politikan me parime një reformator demokrat një qytetar që hyri në histori duke bërë histori.

Si the kur le mandatin e deputetit profesor Sabit Brokaj. “Unë po iki nuk mund të qëndroj më këtu. Kemi 20 vjet që po e gënjejmë popullin”. Dhe ashtu bëre ...ike duke mbetur njeriu i sinqertë i të vërtetës. Veshe mantelin e bardhë të mjekut dhe u vure në shërbim të popullit.

Ti nuk vure pasuri, ti pate pasuri vetëm dinjitetin ndaj je i rralle je model do të mbetesh model. Shqiptaria humbi një nga bijtë e saj me dinjitoz...humbi unikalin Sabit Brokaj. Parajsa me ty do pasurohet. Lamtumirë mik dheu i lehtë...Brenga mbetet....emri yt është shkruar në kujtesën e popullit...

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore