Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Ergysi, gazetari që u “plas” në tokë dhe trafikanti që u iku nga duart

Ergysi, gazetari që u “plas” në tokë dhe trafikanti

Ergys Gjencaj është gazetari i nje medium informativ, një gazetar modest të cilin e kemi parë të raportoj nga selia e PS, ose në disa ngjarje. Sot Ergysi u përball me një lajm të mirë për mediat por të keq për veten.

Ai po filmonte aksionin policisë kundra një trafikanti i cili nuk dilte nga makina e tij edhe pse policët i thërrisnin  “dil o b*thq*r” ai nuk doli. Përkundrazi trafikanti mori aq guxim saqë i përplasi policët dhe u largua me një shpejtësi skëterr.

Tani fillon aventura për Ergysin se trafikanti “b*thq*r” iku i la me pistoleta në dorë policët. Tashmë armiku i policëve ishte Ergysi pasi telefoni i tij po xhironte dështimin e aksionit të policisë të cilës i ngeli arma në dorë. Policiai u vërsul Ergysit sikur të ishte ai trafikanti dhe jo ai që u largua por e bukura ishte se policia e akuzonte si bashkëpunëtor.

Policia e plasi në tokë Ergysi, ky I fundit me kulturën e tij dhe etikën e gazetarit u kërkonte falje edhe pse policët me pa të drejtë e plasën në tokë. Gabimi i Ergysit është se sillet si një gazetar modest dhe nuk del shumë në emisionet televizive, që edhe policët të shikojnë sic bëjnë kolegët e tjerë të Ergysit.

Një koleg i Ergysit mori dhe armë për tu vetëmbrojtur se e kishin kërcënuar, nuk po them që dhe Ergysi të marri armë por ama të kujdeset për veten e tij se dhe bexhi i gazetarit duket se nuk pi ujë për policinë shqiptare.

Gazetari Gjencaj ishte ndjerë I tronditur nga kjo që i kishte ndoshur, Ergys mos u mërzit ti I tregove të gjithëve si bëhet gazetaria. Tashmë që dhe ti u bërë I njohur nuk besoj se policia do të prek më me dore.

Urojmë që asnjë gazetar të mos e ketë fatin e Ergysit, një baba për të cilën fëmijët duhet të jënë krenar. Ah se harruam trafikantin ishalla e kanë kapur se atë kokë që kishte ai as policia nuk e ndal atë./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore