Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

"Edhe bar do hamë, por parimet nuk do t’i shkelim! Ambasadorja na tregoi gropën ku PD po rrezikon të bjerë"

"Edhe bar do hamë, por parimet nuk do t’i shkelim! Ambasadorja



Shprehja e “famshme” është: “edhe bar do hamë, por parimet nuk do t’i shkelim”. Me këtë slogan në gojë, sypatrembur edhe krenarë, përfunduam në gropë dikur…

Nuk e bëmë për parimet, as për dashurine ndaj liderit, as se ishim të verbër. E bëmë se nuk ishim të lirë…
Sot ambasadorja e SHBA na tregoi me gisht gropën ku po rrezikojmë të biem si PD dhe si demokratë, ngasë vazhdojmë sypatrembur dhe krenarë, gjithnjë duke rrotulluar në gojë shprehjen “edhe bar do hamë…”.

Ambasadorja na tregoi se gomarllëkun nuk po e bëjmë për të mbrojtur parimet, sepse parimet tona janë të njëjta me ato te SHBA. Parimet na kerkojnë të distancohemi nga baballarët e korrupsionit, nga kampionët e keqpërdorimit të pushtetit, nga kumbarët e shtetkapjes dhe arkitektët e anti-drejtësisë.

Parimet na kërkojnë të mbrojme shtetin ligjor dhe barazinë para ligjit, na kërkojnë të ndëshkojme të pandeshkueshmit. Për këto parime jemi bëre bashkë si demokratë.
Këto parime duhet të mbrojme, pa pasur nevoje që të hamë bar…

Ambasadorja e bëri paralajmërimin, sepse edhe “të verbërve” u duhet dhënë nje shans për t’u hapur sytë, sidomos kur “Zotërit”, “pushtuesit”, “pengmarrësit” dhe “jagot” nuk po lënë dy gurë bashke, që të na bëjnë të hame bar…

Por Ambasadorja nuk na ben dot njerëz të lirë. Liriene duhet ta fitojmë vetë, duke refuzuar “Zotërit”, duke rezistuar “pushtuesit”, duke rrëzuar “pengmarresit” dhe duke përbuzur “jagot”.
Nëse duam veten, PD, lirinë dhe demokracine, është koha të çlirohemi…

Kush ka bërë krime duhet te ndeshkohet, kush ka abuzuar me pushtetin duhet të ikë nga sytë këmbët, kush ka keqpërdorur votën dhe besimin tonë duhet të ndahet nga ne, kush kërkon nga ne që, për të, të hame bar duhet të përbuzet.

Ish-deputet i PD-së, postim i marrë në Facebook

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore