Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

E vërteta për dramën tonë nuk mbrohet me demagogji patriotike brenda qypit, por me dokumenta juridikë!

E ve?rteta pe?r drame?n tone? nuk mbrohet me demagogji patriotike brenda

Deputetët e Parlamentit Europian Viola von Cramon, Tonino Picula, Demetris Papadakis ,Klemen Groshelj dhe të tjerë, njëzëri kanë kërkuar hetim të pavarur dhe të detajuar për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi.

Pasivizimi i adresave të qytetarëve shqiptarë në Medvegjë më në fund ka zënë vend në Parlamentin Europian.
Më vjen mirë që perpjekja jonë e viteve të fundit, për të ndërkombëtarizuar dramën e pasivizimit të adresave që në Medvegjë ka arritur kulmin, po prodhon rezultatet e para.
Nuk dua as dekonspiroj rrjetin e miqve ndërkombëtarë të Medvegjës, zinxhirin e institucioneve me të cilët ne si AFEDS jemi në lidhje të pandërprerë, që nga Kongresi Amerikan, Komisioni i Venecias, OSBE, Bashkimi Europian, duke përfunduar tek Parlamenti Europian.
Si drejtues i AFEDS, dhe asambleist ne
KK Medvegjë, dua te potencoi disa fakte, që nuk ngjajnë me rrahje gjokset në klubet e kotësisë sonë kombëtare:

1) E vërteta për dramën tonë nuk mbrohet me vjersha demagogji dhe fjalë patriotike brenda qypit, por me dokumenta juridikë, me dëshmi, me prova si në një gjyq. Në gjyqin e së vërtetës përballë një shteti të stërvitur në dekada, kryesisht në kurrizin tonë për të bërë krime perfekte apo dhe të përgjakshme. Kjo mbrojtje është e kushtueshme, njëjtë sikur në gjykatë të marrësh avokatin më të mirë. Ne kemi nevojë për avokatin më të mirë !!!
pra publikimi boterisht i të vërtetës sonë, kushton!
Ne po e perballojme këtë kosto në baza vullnetare, me mjete finaciare, kohë dhe kontribute intelektuale!

2) Makineria e të vërtetës vetëm sa ka filluar të levizë. Nuk mbyllet me Parlamentin europian. Beteja finale e së vërtetës është kur të investohen kancelaritë e mëdha, apo Gjykata Europiane! C?ka po bën Parlamenti europian ndihmon për këto objektiva!

3) Shqiperia, Kosova, për aq sa mundet dhe Maqedonia duhet të jemi bashkë në denoncimin e dramës sonë sot që nuk duhet të shnderrohet në tragjedi nesër. Jo me shou vizitash patriotike, por me strategji afatgjatë, me konsistencë dhe askund lëshime.

4) Reciprociteti sot vendoset në Medvegje. Jo me represion të palës tjetër, por me mbrojtje të bashkëvendasve të mi. Ne nuk mund të jemi në difensivë nga makineria serbe e propagandës, por proaktivë!

Iniciativa nga eurodeputetët në Parlamentin Europian për të nisur një hetim të pavarur mbi pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Medvegjë dhe dy komunat tona,mund të konsiderohet proseci më i rëndësishëm diplomatic në arënën ndërkombëtarë pas atij të UC?PMB-së dhe konflikteve të armatosura, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Autori eshte veprimtar politik dhe asambleist komunal në Medvegjë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore