Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

E keni harruar Gilman Bakallin?!

E keni harruar Gilman Bakallin?!

PD e kishte Gilman Bakallin por iu duk i tepërt, ndoshta edhe një idealist budalla. Ai nuk ishte i përtypshëm për të marrët, servilët, hipokritët makutët dhe histerikët. Gilmani ishte njeri i lirë, jo reshtar garnizoni politik, marionetë apo manekin me mandat parlamentari që ngre dorën pa ditur se për çfarë.

Dhe si të gjithë njerëzit e lirë, ata që nuk vendosen në reshtin e askujt, por lundrojnë në dijet e demokracisë personale të mendimit ai dukej si mish i huaj në frontin ku sharja, fyerja dhe frustrimi kanë hapësirën apsolute, ku paragjykimi është prijës i mendimit që është i veshur me avullin se çdo njeri që mendon ndryshe është armik dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe linçohet. PD që duhet të ishte streha e njerëzve të lirë e me ide liberale edhe sot nuk po arrin të kuptojë se përsa kohë nuk do rigjejë Gilman Bakallin dhe profilet e personalitetet që përfaqësojnë dinjitet publik të tij dhe njerëzve si ai do mbetet në suazën e komenteve se çfarë bën Rama.

Është në skajet e groteskut. Ku një plakë fshati e mbetur vetëm në shtëpi për shkak se në rini vetëm hidhte vickla dhe abuzonte me rininë e saj dhe mundësitë tani vuan plakjen në vetmi. Këtë që Rama po bën sot me dr. Najadën e ing.Luljetën, PD e ka patur në dorë ta bëjë për 8 vjet në opozitë, me plot njerëz të mendimit dhe veprimit, por nuk e bëri. Së bëri për miopi, paaftësi strategjie apo për paranoja nga njerëzit e ditur kjo pak rëndësi ka. E rëndësishme është që asgjë e re nuk ndodh në partinë e krijuar si parti e lirisë por e rrudhur pa fund dhe e lodhur në peshën e inercisë.

Ora e ndryshimit të fundit në PD ka mbetur në prezantimin e KOP-it para vitit 2005. Gjithçka tjetër pastaj është një histori pa histori nga humbja në humbje dhe përsëritje skemash e ndryshim emrash brenda gardhit të interesaxhinjve të kryetarit që nuk prodhojnë asgjë të re, asnjë efekt publik dhe asnjë vizion. Kopje programesh, premtime e fjalime të përsëritura. Përbetime false që i pëlqejnë kryetarit, por më shumë ish-kryetarit të partisë. Këto nuk prodhojnë vota por sugjestion të brendshëm që nuk çon aksund. E trishtueshme të gëzosh dhe parangazëllesh për dështimin e radhës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore