Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Dua që Jozefina të fitojë

Dua që Jozefina të fitojë

Në një vend, ku gjithkush ka treguar se ka një çmim, e ku gjithkujt në politikë i është ofruar një pazar, është diabolike që dikujt t’i vesh brirët e djallit e dikujt krahët e engjëllit.

Thjesht i quaj akuza oportuniste. Sot Topalli duhet të piqet në hell. Nesër ku i dihet. Ashtu si dje e bënin shenjtore për “plumbin ballit” e sot e groposin për “nxirre për zhelesh”.

Ekstremizmi i Jozefinës nuk ka qenë kurrë i rrezikshëm, por ama guximi i saj ka qenë i pazëvendësueshëm. Dhe po flasim për emra thënë në sallën e Kuvendit, që edhe sot nuk guxon kush t’i përmendë..

Nuk dua ta quaj as heroinë, e as Norkelmendsë. Thjesht është një zë që mendoj se duhet. Pas Sokol Olldashit të ndjere, dhe Ben Blushit që u largua me fjalinë e fundit brilante tek “Kandidati”:

Nuk e vrava më mendjen për ta; mungesa e Jozefinës do ta zbehte fare dëshirën për te ndjekur Kuvendin. Nuk ka rëndësi kush do te jete kryeministri, fjalimi i saj do te ishte përherë i veçantë...Më mirë sikur fitorja t’i vinte nga Shkodra.

*Shkrim i marrë në Facebook nga gazetari Edmond Arizaj

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore