
Gjuha e trupit flet më shumë se fjalët. Mjafton të shohësh pozicionet dhe menjëherë kupton pritshmërinë e presidentit të ri, ose më saktë në këtë foto shihet se kryeministri është njëherësh edhe presidenti që kanë takuar dikë.
Pozita inferiore e bashkëbiseduesit shfaqet dukshëm. Kjo nuk e bën atë si person individualisht pa vlera, por thjeshtë shfaq kompleksitetin e tij ndoshta subkoshient. Kësaj i bashkëngjitet edhe zotimi i tij se do të jetë në lartësinë e detyrës. Këtë zotim ai duhet dhe ia bën publikut, jo propozuesit, sepse kjo e vendos atë në pozitë inferiore në parantezë. Thënë ndryshe ky pasazh tregon përpjekjen për mirënjohje, me nëntekstin"rrofsh që më zgjodhe mua". Ky pra është kandidati favorit që i duhej Ramës, por jo shqiptarëve., ndaj tanimë Rama duket edhe si kryeministri edhe si presidenti që kanë takuar dikë që ai ka zgjedhur t'i delegojë detyrën.
Nëse Rama do kishte qenë i kujdesshëm për të mos e nxjerrë si të nënshtruar kandidatin, nuk do ta dhe nuk duhej ta thërriste në takim. Duhej gjetur një mënyrë tjetër institucionale për t'i komunikuar propozimin. Psh duke qenë se jemi Republikë Parlamentare dhe presidenti votohet nga Parlamenti, ky takim mund të organizohej në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë edhe me prezencën e Kryetares së Parlamentit që kushtetuta i njeh atributin e ushtrimit të detyrës së presidentit në mungesë të tij. Por kjo do e shpërbënte rëndësinë e kësaj fotoje që Rama e ka të nevojshme, pasi ajo mban digiturën:
Unë kam vendosur ta bëj këtë tipin president.
Dhe se fundi prandaj duhej që presidenti te vinte si një figurë e fuqishme publike me integritet që të thotë “STOP" edhe duke heshtur, madje duke përcaktuar edhe mënyrën vendin dhe protokollin e takimit. Por do duhen edhe shumë vite ndoshta dekada që të dalim nga mendësia otomane e shtetit, ku pushteti buron nga një portë dhe nga një njeri i plotfuqishëm. Te tjerët shkojnë e vijnë rreth tij dhe i janë falënderues atij.


Këshilli i Lartë Gjyqësor shkeli ligjin në dëm të qytetarëve
Historia e plotë >
A është ky fundi i Boris Johnson?!
Historia e plotë >
Fitore apo dorëzim? Ja cilat janë synimet e vërteta të Putin dhe Zelensky-it
Historia e plotë >
Pse është trembur Saliu nga presidenti i zgjedhur rishtas Bajram Begaj?
Historia e plotë >

Berishën do të vijnë helikopterët e SHBA ta marrin
Historia e plotë >

Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...

Bordi ul sërish naftën/ Ja ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve

Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global
Aktualitet




