Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Demokratët nuk i kanë sot asnjë borxh Sali Berishës, ai nuk ka asgjë çfarë t'i ofrojë PD dhe Shqipërisë

Demokratët nuk i kanë sot asnjë borxh Sali Berishës, ai nuk

Njerëzit normal i thërrasin arsyes. Ajo është që nuk të tradhëton asnjëherë. Të tjerët, herë nga padija, herë nga naiviteti, herë nga përdorja, herë nga entuziazmi i shfrenuar i turmës, flasin dhe veprojnë në jerm, pa u menduar dhe të "udhëhequr” nga rrjedha e lumit.

Tipari kryesor i kësaj kategorie, është të shndërruarit në problem kryesor të asaj që nuk ka se si të jetë problem i tyre. Politika është ciklike. Nëse nuk do të kuptohet kjo, atëherë enverizmi do të jetojë gjatë mes nesh.

Përse rrëzohen idhujt? Sepse natyra njerëzore është e prirur të fantazojë dhe të fillojë të besojë ato që vetë ka krijuar. Demokratët nuk i kanë sot asnjë borxh Sali Berishës. I kanë dhënë atij në 30 vjet gjithçka nga shpirti i tyre. I kanë dhënë besim, admirim, pushtet. Janë rrahur dhe dhunuar për të. Janë hequr nga puna, keqtrajtuar dhe terrorizuar. Shumë prej tyre, në këmbim, nuk kanë marrë asgjë. Sepse ata kanë besuar, shpeshherë me naivitet.

Nga ana tjetër, Sali Berisha ka arritur gjithçka në politikë, falë mbështetjes së pakushtëzuar të tyre.
Më e ndershme për të do kishte qenë të ishte tërhequr vet nga jeta politike. Ndonëse nuk e bëri në 2013, siç do ishte normale, do duhej ta bënte tani, duke mos sikletosur askënd, duke i dalë për zot vet problemit të tij.

Jo vetëm që nuk e bëri, por tashmë po i shtyn demokratët në një konflikt thellësisht personal, që nuk është i tyre. Një lider normal nuk mund t’i udhëheqë njerëzit drejt përplasjes. Kjo ndofta nuk është hera e parë që e bën një gjë të tillë, por thirrja ime është që demokratët të tregohen të arsyeshëm.

Berisha nuk ka më asnjë gjë se çfarë i ofron vendit dhe Partisë Demokratike. Çfarë ka pasur për t’i ofruar, ia ka ofruar në kohën dhe momentin e duhur, me të mirat dhe të këqiat e tij.
Kjo që ai po bën sot, është e tepërt. Në moshën 80-vjeçare njerëzit mblidhen në shtëpi, pranë nipërve dhe mbesave, u tregojnë atyre histori dhe u lexojnë përralla pranë oxhakut.

Që të mirëkuptohemi, fjalët e mësipërme po i shkruan dikush që nuk ka qenë mbështetës i Lulzim Bashës në zgjedhjet e fundit brenda partisë, pavarësisht bekimit të Berishës, si në gjithçka, edhe në ato zgjedhje.

*Postim i marrë në Facebook

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore