Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Covid në rënie të lirë, spitalet nuk kanë as gjënë më të rëndësishme, katër hapat që duhen

Covid në rënie të lirë, spitalet nuk kanë as

Me kalimin e ditëve, bëhet akoma më e qartë për publikun ajo që kemi thënë kohë më parë: Situata e COVID në rënie të lirë!

Gjurmimi e testimi nuk funksionon as për familjarët e rasteve pozitive të shtruara ne spital, jo më për familjaret apo kontaktet e atyre pozitiveve asimptomatike.

Spitalet COVID nuk kanë gjënë më të rëndësishme: burimet njerëzore. Çdo ditë e me shume po kuptojmë më sa pak personel përpiqen të funksionojnë këto spitale. Kemi mjekë e infermierë të sfilitur, të cilët punojnë si gladiatorë për të përballuar pavionët plot.

Logjikisht, spitalet 3 dhe 4, të cilat u lançuan me aq bujë e krenari nga ministria, nuk futen në pune pikërisht për këtë arsye: mungesa e burimeve njerëzore. Nëse nuk do ketë masa inkurajuese e lehtësuese për punën e personelit mjekësor, patjetër që mungesa e tyre do të vijë duke u rritur.

Nuk ka problem që nuk zgjidhet, mjafton vullneti politik. Gjendja do menaxhohet shume me mire nëse:

1- Do rriten fondet për menaxhimin e pandemisë, sepse pa para nuk shton dot as teste e as bazën materiale te nevojshme. Ka shumë koncesione jo të domosdoshme të cilët mund të anulohen. Nëse nuk është primare shëndeti publik, çfarë është?

2- Do rritet numri i shtretërve dhe personeli në dispozicion. Për këtë do duheshin përsëri para, jo vetëm për të plotësuar bazën materiale, por edhe për t’ia bërë më të lehtë personelit mjekësor barrën e kësaj pandemie.

3- Do aktivizohen mjekët e familjes. Aktivizim nuk do të thotë që ata thjesht të vizitojnë, por të ndjekin pacientët e një zone të caktuar duke vendosur kujt duhet t’i bëhet tamponi, cili pacient ka nevoje për t’u shtruar në spital, etj,etj . Patjetër që mjekët e familjes do të kërkonin shumë më shume teste në rang republike, teste të cilat do bliheshin me leket e koncesioneve...por një zonë e vogël diku ndiqet më mirë nga mjeku lokal, se sa nga zyrtarët e ISHP-se në Tiranë.

4- të futen spitalet rajonale në funksion të këtyre pacienteve, duke krijuar një departament të veçantë për ta. Përderisa në spitalet COVID 1 dhe 2 nuk po i japin pacientëve mjekime specifike për këtë sëmundje, nuk ka arsye përse këto mjekime nuk mund te jepkan nëpër spitale rajonale. Nuk ka problem qe nuk zgjidhet, mjafton vullneti politik!

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore