Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid-19/ Të mos shkelet ligji për sëmundjet infektive

Covid-19/ Të mos shkelet ligji për sëmundjet infektive

Shumë studime boshe dhe pa vlerë rreth COVID! Sidomos çështja e maskave të cilat herë i nxjerrin të dobishme dhe herë jo!!!

Nga përvoja personale e gjithë këtyre muajve, kam arritur në përfundimin se një vijë shumë të hollë ndan kontrollin dhe sigurinë lidhur me COVID nga humbja e kontrollit dhe dëmi në shëndet.

Në fund të fundit, vdekshmëria prej COVID tashmë vlerësohet 0.5% ose edhe më e ulët. Aftësia e transmetimit nga 2-3 që ka qënë në fillim të epidemisë, me rritjen e numrit të personave që kanë fituar imunitet sa vjen e ulet.

Pra bëhet fjalë për një sëmundje që me përpjekje të thjeshta dhe të lira, por të mirëorganizuara mund të kontrollohet me efektivitet për të mos u bërë në asnjë çast rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarit.

Strategjia testo-gjurmo-trajto e ndjekur nga qeveritë dhe maskë-distancim-higjienë e ndjekur nga qytetarët mjafton për të garantuar siguri dhe për të shmangur katastrofa të mundshme deri sa të dalë një vaksinë e sigurt.

KAQ! KËTË PO BËN ME SUKSES GJERMANIA QË NGA FILLIMI I EPIDEMISË! KJO U KA MUNDËSUAR AUTORITETEVE GJERMANE KONTROLL MBI COVID-IN DJE, SOT DHE NESËR!

NË SHQIPËRI NUK KA NEVOJË PËR T'A KOMPLIKUAR SITUATËN KOT. SHTETI TË TESTOJË, GJURMOJË DHE TRAJTOJË, KURSE QYTETARI TË MBAJË MASKË NË MJEDISE TË MBYLLURA DHE TË RESPEKTOJË DISTANCËN DHE HIGJIENËN.

NË SE SHTETI JA LË PËRGJEGJËSINË E TESTIMIT DHE TRAJTIMIT QYTETARIT, KJO ËSHTË POSHTËRSI DHE, PSE JO, KRIMINALE, PASI SHKEL LIGJIN E SËMUNDJEVE INFEKTIVE QË GARANTON TRAJTIM FALAS GJATË EPIDEMIVE.

TË TJERAT JANË FJALË NË ERË DHE DEMAGOGJI TË RREZIKSHME! KOHA PËR TË VEPRUAR ËSHTË TANI!

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore